E ardhmja e Ledian Memushajt tashmë është një çështje e mbyllur: Mesfushori vlonjat ka rinovuar kontratën me Peskarën deri në vitin 2020. Është eskperti i merkatos Gianluca Di Marzio që e raporton një lajm të tillë, dhe mbetet vetëm të zyrtarizohet nga ana e klubit të Peskarës. Paraqitjet e mira të Memushajt sezonin e shkuar, si dhe në Europian me Shqipërinë, bënë që kërkesat për lojtarin të rriteshin, teksa Empoli dhe Bolonja dëshironin shërbimet. Peskara e shpalli të pashitshëm, por kontrata që përfundonte në 2019-tën duhej përmirësuar, dhe kjo tashmë ndodhi, dhe kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020.