Politikë

Memoriali, Tritan Shehu: Ja pse Rama kërkon “shpëtim” tek Erdogani


               Publikuar në : 19:29 - 12/08/19 |
Opi Nion

Ngritja e memorialit në Tiranë, për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ka ngjallur debat në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron ngritjen e memorialit si servilizëm dhe mungesë dinjiteti shtetëror.

Ndërtë të tjera, Shehu thekson se qeveria Rama, “ka vënë shqiptarët nënvarfëri, papunësi, autokraci, shprese vrare, me qindra mijëra në azil, gjë qe e konfirmuan edhe me 30 Qershor. Këtë e tregon edhe izolimi i thelle i kesaj qeverisje nga Bashkësia Perëndimorë, mos përfshirja e vendit ne projektet Rajonale te zhvillimit te Brukselit, nga mungesa e plote e investimeve te huaja prej 6 vitesh, me produktin tragjik për ne bllokimin e Integrimit Evropian.”

Reagimi i plotë:

Ramen as “haraci” i vasalitetit nuk e shpeton…

Dikur “haracet” paguheshin ne flori pikerisht per te zgjatur sundimet personale, ne antipod me interesat e popujve; disa here edhe funksiononin.

Por tashme per Ramen e Rilindjen kjo eshte e pa mundur pavaresisht nga forma e “haracit”; kaq shume jane trashur “zullumet”.

Pra nuk mund ta shpetojne dot as “memoriale” servile, qe vecse flasin per nivelin ekstrem te mungeses se dinjitetit shtetëror, as ceremoni propagandistike, as shkarkime ministrash thjesht per “haraç”, as votime si vasal pro rezolutash goditëse ndaj ShBA-se, as koncesione apo shoqëri larje parash etj.

Kandili “politik” i Rilindjes e i Kryeministrit është në shuarje përfundimtare.

Këtë e kane vendosur shqiptaret nen varfëri, papunësi, autokraci, shprese vrare, me qindra mijëra në azil, gjë qe e konfirmuan edhe me 30 Qershor.

Këtë e tregon edhe izolimi i thelle i kesaj qeverisje nga Bashkësia Perëndimorë, mos përfshirja e vendit ne projektet Rajonale te zhvillimit te Brukselit, nga mungesa e plote e investimeve te huaja prej 6 vitesh, me produktin tragjik për ne bllokimin e Integrimit Evropian.

Këtë realitet te erret nuk mund ta zbukurojnë as foto drekash te imponuara diku larg, qe Kryeministri kërkon t’i përdorë si oksigjen.

Kjo eshte e verteta, qe tashme besoj se e kuptojne edhe partneret tane jo Perendimore, me te cilet neser do te bashkepunohet me seriozitet, trasparence, ngushte e realisht ne paritet e interes reciprok./ Opinion.al E.Xh.

Pas