Kronikë

Memaliaj, arrestohet 32-vjeçari për drogë dhe armë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 19/02/20 |
xhu lia

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drograve të vogla.

Sipas policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 32-vjeçarit me iniciale A.Ç në fshatin Krahës të Memaliajt, shërbimet e Policisë i gjetën këtij personi: 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”./Opinion.al/

Pas