Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për të cilin ata diskutuan planet e Kievit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe përpjekjet për rindërtim.
Kryeministrja u takua me udhëheqësin ukrainas në margjinatën e forumit vjetor të biznesit TEHA në liqenin e Komos.
Meloni i tha forumit se, Italia nuk do të tërhiqej kurrë nga mbështetja e saj për Ukrainën.
“Është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë,” -tha kryeministrja italiane, duke shtuar se Kina dhe India gjithashtu kishin një “rol për të luajtur” në zgjidhjen e konfliktit.
Duke folur në forum të premten, Zelensky tha se Ukraina kishte nevojë për mbështetjen e plotë të aleatëve të saj për të qenë në një pozicion të fortë për çdo negociatë të ardhshme me Rusinë.
Në një postim në X të shtunën, ai tha se kishte diskutuar planet e tij të paqes me Melonin, si dhe strategjinë e tij të rindërtimit me fokus në sistemin energjetik të Ukrainës.