Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meloni: Lëvizjet e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet

2023/07/23 at 4:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali, 100 mijë euro gjobë zyrtarëve që përdorin fjalë të huaja

Lëvizjet ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha shtetet përgjatë Mesdheut, ka deklaruar të dielën kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa u ka bërë thirrje vendeve që të luftojnë së bashku kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

Në kontrast me retorikën e saj të ashpër të së kaluarës, Meloni ka thënë në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj është e hapur për pranimin e më shumë njerëzve përmes rrugëve legale, sepse “Evropës dhe Italisë i duhet emigracioni”.

“Emigrimi masiv ilegal dëmton çdonjërin prej nesh. Askush nuk përfiton nga ai, përveç grupeve kriminale, që pasurohen në dëm të më të brishtëve, dhe të cilët përdorin fuqinë e tyre edhe kundër qeverive”, është shprehur ajo më 23 korrik, raporton Reuters.

Më herët, këtë muaj, Italia është zotuar se do të lëshojë 452.000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve joanëtare të Bashkimit Evropian, nga viti 2023 deri më 2025, duke rritur numrin e lejeve çdo vit në rekord 165.000 më 2025. Më 2019, para se pandemia e COVID-19 ta godiste, Italia lëshoi vetëm 30.850 viza.

Në konferencë, e cila synon të ndërtojë një partneritet ndërmjet shteteve për një varg çështjesh, po marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve, përfshirë Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipron, Libinë, dhe të Bashkimit Evropian.

“Trafikuesit ndërkombëtarë të njerëzve nuk janë të mirëseardhur në vendin tonë”, ka thënë presidenti tunizian, Kais Saied, në konferencë.

Meloni, e cila drejton një qeveri të krahut të djathtë që nga tetori i vitit të kaluar, po angazhohet për të përfshirë vende të tjera në përpjekjet për të frenuar emigracionin masiv dhe për të luftuar trafikantët.

Arritjet e emigrantëve në Itali janë rritur më 2023, teksa mbi 83.000 njerëz kanë ardhur deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 34.000 gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2022.

Meloni ka thënë se fokusi kryesor i konferencës është mbështetja e zhvillimit në Afrikë, me “partneritete jograbitqare afatgjata… të bazuara në respekt reciprok”.

“Perëndimi ka dhën përshtypjen se është më i interesuar të japë mësime sesa të ndihmojë… dhe kjo e ka bërë më të vështirë arritjen e përparimit për çështje strategjike”, është shprehur ajo./REL

Etiketa: emigranteGiorgia Meloniitali

Ju sugjerojmë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

16 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:39 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
Para
Zjarret në Peshtan të Fierit, autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Zjarret në Peshtan të Fierit, autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga ajri

U plagos nga polici, kush është vrasësi i përfshirë në masakrën e Lushnjes

Gjykata e Fierit lë në burg Orges Bilbilin,i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje në 2019

Shirat e rrëmbyeshëm pushtojnë Kanadanë, raportohen të zhdukur 4 persona

Shirat e rrëmbyeshëm pushtojnë Kanadanë, raportohen të zhdukur 4 persona

TE FUNDIT

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
16 Janar, 2026

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në...

Lexo më shumë

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
16 Janar, 2026

Tashmë i kthyer në një traditë vjetore Trend Awards është eventi më i madh i  dedikuar bizneseve shqiptare në të...

Lexo më shumë

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për...

Lexo më shumë

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
16 Janar, 2026

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com