Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meloni në Uashington, Trump: Do kemi marrëveshje me BE-në

2025/04/18 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meloni në Uashington, Trump: Do kemi marrëveshje me BE-në

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trumpu bisedua edhe për grindjen lidhur me doganat ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst Trump shprehu bindjen, se “100 përqind” do të ketë një marrëveshje. Sepse, BE-ja, sipas presidentit të SHBA-së, do “patjetër” të bëjë një marrëveshje. Ai tha, se pret një marrëveshje, “por kjo do të jetë një marrëveshje korrekte”. Meloni gjithashtu u shpreh optimiste për një zgjidhje dhe e vlerësoi SHBA-në një “partnere besnike”.Qëllimi është, të gjendet një rrugë e mesme, por ajo tha se është e “sigurt, që do të mund të arrihet një marrëveshje”, tha Meloni.

Meloni vendos “ura komunikimi”

Ashtu si shumë kryetarë të tjerë të qeverive europiane edhe kryeministrja italiane i kritikoi ashpër deklarimet e Trump për vendosjen e tarifave të reja doganore. Njëkohësisht ajo përpiqet për një marrëdhënie të mirë me presidentin eSHBA-së dhe u ofrua si ndërmjetësuese për vendosjen e “urave të komunikimit”. Meloni tha, se ajo do ta ftojë Trump në Itali dhe të peshojë mundësitë për të organizuar një takim me europianët e tjerë. Gjithashtu kryeministrja italiane pas kthimit nga Uashingtoni të premten (18.04.2025) do të takohet në Romë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance.

Italia pranon objektivin e rritjes dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen

Edhe e ardhmja e NATO-s ishte temë e bisedimeve Trump-Meloni në Uashington. Meloni theksoi në bisedë me Trump, se vendi i saj i përmbahet kuotës dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen. Në Europë ka vendosmëri për të bërë më shumë për mbrojtjen. Pak më vonë ministri italian i Financave Giorgetti e deklaroi këtë premtim para parlamentit në Romë. Italia sipas llogarive aktuale brenda këtij viti do t‘i rrisë në dy përqind të produktit bruto në vend shpenzimet për mbrojtjen dhe ne për sigurinë në vend” tha Giorgetti. Italia ndër vendet themeluese të NATO-s, është e vonuar sa i përket zbatimit të vendimit më 2014 për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Më 2024 shpenzimet e Italisë për mbrojtjen, sipas përllogaritjeve të NATO-s, ishin 1,49 përqind.

Lavdërime nga Shtëpia e Bardhë

Trump u shpreh plot lëvdata për vizitoren nga Italia: “Ajo është një kryemnistre e jashtëzakonshme. Mendoj, se ajo bën një punë fantastike në Itali. Ne jemi shumë krenarë për të. “Ndër kryeministrat europianë Meloni konsiderohet nga Trump si një ndër partneret më të preferuara për bisedime. Kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në janar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Trump në post dhe më parë e kishte vizituar atë edhe në rezidencën private në Mar-a-Lago në Florida. Trump nuk u shpreh lidhur me pyetjen, nëse do ta takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila në emër të vendeve anëtare po negocionon për tarifat doganore. Por ai tha, se: “Ne nuk kemi probleme, për të arritur një marrëveshje me Europën apo me ndokënd tjetër.”/dw

Ju sugjerojmë

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
Bota

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

19 Korrik, 2025 5:21 pm
SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
Bota

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

19 Korrik, 2025 5:04 pm
Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
Aktualitet

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

19 Korrik, 2025 4:25 pm
U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
Rajoni

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

19 Korrik, 2025 4:12 pm
Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
Aktualitet

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

19 Korrik, 2025 4:02 pm
Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet
Aktualitet

Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet

19 Korrik, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Autor i 13 grabitjeve, vidhte motomjete elektrike e../ Pranga 46 vjeçarit në Tiranë

19 Korrik, 2025 3:39 pm
(VIDEO) Sherr mes dy grupeve në Kosovë/ Përplasje fizike e goditje me gota qelqi
Rajoni

(VIDEO) Sherr mes dy grupeve në Kosovë/ Përplasje fizike e goditje me gota qelqi

19 Korrik, 2025 3:33 pm
Para
Zbardhen detaje të reja nga atentati me katër të plagosur në Tiranë, mbi 20 gëzhoja në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja nga atentati me katër të plagosur në Tiranë, mbi 20 gëzhoja në vendngjarje

SHBA-ja kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima

SHBA-ja kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

TE FUNDIT

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
19 Korrik, 2025

Në vitin 2024, sektori i blegtorisë në Shqipëri ka pësuar një rënie të konsiderueshme në prodhimin e qumështit dhe të...

Lexo më shumë

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
19 Korrik, 2025

Njëzet e tetë persona kanë vdekur, pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq....

Lexo më shumë

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
19 Korrik, 2025

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e...

Lexo më shumë

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
19 Korrik, 2025

Është viti 2025 dhe zona të tëra në kryeqendrën e vendit, në Tiranë, furnizohen me ujë përmes autobotëve. Kjo pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com