Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Meloni, motra e re e Shqipërisë”, Rama për LA7: Unë jam vëllai i vjetër i Italisë

2023/08/11 at 8:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Meloni, motra e re e Shqipërisë”, Rama për LA7: Unë jam vëllai i vjetër i Italisë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “L’aria che Tira” në LA7 ka folur për raportet dhe miqësinë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për të cilën kreu i qeverisë shqiptare thotë se ajo është motra e re e Shqipërisë.


“Unë jam socialist, por përveçse jam një socialist, unë jam një vëlla i vjetër i Italisë, dhe kështu ndihem shumë afër Giorgias dhe më duket se ajo është një motër e re e Shqipërisë. Ne kuptohemi shumë mirë, nuk ka lidhje nëse je socialist apo demokrat apo i ndonjë prirjeje tjetër, duhet të bëhen ato zgjedhje që i duhen vendit pa rënë në kurthin e ideologjive, se ashtu nuk shkon dot askund”, tha Rama.

I ndalur tek situata e emigracionit, Rama ka shtuar se “është një problem jo për Europën që sipas tij shpesh është e zonja të japë leksione dhe të bëjë moral, por shton se ky është një problem i përbashkët dhe jo vetëm i Italisë”.

Intervista e kryeministrit Edi Rama për emisionin “L’aria che Tira” në LA7:

Vendi yt po përjeton një sezon të artë për sa i përket turizmit, me një rritje prej 33% të vizitorëve. Cili është sekreti i suksesit tuaj dhe si keni arritur t’i ofroni vendit tuaj këtë imazh kaq tërheqës?

Kryeministri Edi Rama: Nuk është një sekret, është një punë e bërë me shumë pasion, me shumë durim në vitet e fundit, që mendoj se kemi arritur të çlirohemi nga stigma që na u ngjit në vitet 1990, kur shiheshim si një vend që nuk guxoje mbi të gjitha të shkoje, sepse ishte “një vend jo i sigurtë”, “një vend plot me kriminelë”, “me të varfër”. Ndërsa, për t’iu dhënë një shifër që ndoshta nuk e dini, Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për vjedhje banesash, sa për t’iu dhënë idenë e sigurisë, se pastaj për italianët, Shqipëria është shtëpia e tyre, pasi ne ndihemi italianë dhe ndihemi të lidhur me Italinë.

Shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet pasi vendi garanton plazhe të mrekullueshme dhe tokën e ëndërruar dhe çmime konkurruese, modeli është ai i një turizmi loë-cost?

Kryeministri Edi Rama: Loë-cost është fillimisht, pasi në Shqipëri çmimet do të rriten sepse është e natyrshme. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky turizmi i masës sjell vetvetiu “punën e ambasadorëve” të vendit, që flasin mirë dhe na ndihmojnë për ta forcuar këtë imazh të ri, por ai ka edhe rreziqe të mëdha. Ne po punojmë për resorte që janë luksoze, po sidoqoftë do të na duhen vite. Pra kjo e sotmja nuk është zgjedhje, është një rrugëtim, e në këtë rrugëtim përfshihen edhe çmimet e ulëta.

Një postim që ka nxitur shumë diskutime ku ju vendosni përballë dy ngjarje, anijen Vlora me migrantët që zbarkonin në Bari në vitin 1991 dhe nga ana tjetër italianët që vizitonin vendin tuaj. Sa ka ndryshuar Shqipëria që nga viti 1991?

Kryeministri Edi Rama: Mbi të gjitha dua të them se jeni vendi i shumë gjërave të mrekullueshme. Tani në vend që ta merrni me pak humor, po e merrni çdo gjë seriozisht dhe po bëni polemika për çdo gjë. Në fakt ajo ishte një meme, dhe unë rashë në kurth, pasi ma dërguan dhe mendova se ishte vërtet Corriere della Sera që e kishte bërë këtë meme për këtë situatë. Pastaj me të rinjtë e mi të rrjeteve sociale thamë le ta postojmë për të bërë një shaka, e pas kësaj pati polemika si në Shqiperi dhe në Itali. Në Itali thanë ironizova italianët në Shqipëri thanë ironizova shqiptarët. Ky është një moment i lumtur i historisë sonë, prandaj le të qeshim me shakanë.

Edhe une qesha pasi për shumë vite, Italia ka qenë për popullin shqiptar njëfarë Eldorado, kurse tani dukeni më hezitues (ndaj Italisë).

Kryeministri Edi Rama: Jo, këtë e thoni ju sepse keni nevojë për polemika. Ne ju shohim gjithmonë si vendi ku ne bëjmë pjesë për një apo një tjetër arsye historike, kulturore, madje dhe prej ngjashmërisë pothuajse gjenetike, ne ndihemi pothuajse italianë. Në Itali ndihemi si në shtëpinë tonë, ne e duam Italinë, i duam italianët, dhe nuk na pëlqen t’ju shohim të vrenjtur po të qeshur. Dhe Italia është mëse e bukur, je i bekuar nga zoti nëse je italian dhe jeton në atë vend të mrekullueshëm.

Ju jeni kryeministër socialist, si e shihni ju, duke theksuar që ekziston një miqësi e gjatë mes Shqipërisë dhe Italisë, Italinë e drejtuar nga Giorgia Meloni?

Kryeministri Edi Rama: Italia është Italia, qoftë ajo e Giorgia Melonit, apo e Romano Prodit, Silvio Berlusconi-t, Mario Draghi-t, mbetet gjithmone Italia, me problemet e saj që të gjithë përpiqen t’i zgjidhin dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Unë jam socialist, por përveçse jam një socialist, unë jam një vëlla i vjetër i Italisë, dhe kështu ndihem shumë afër Xhorxhias dhe më duket se ajo është një motër e re e Shqipërisë. Ne kuptohemi shumë mirë, nuk ka lidhje nëse je socialist apo demokrat apo i ndonjë prirjeje tjetër, duhet të bëhen ato zgjedhje që i duhen vendit pa rënë në kurthin e ideologjive, se ashtu nuk shkon dot askund.

Shqipëria prej kohesh pret të dëgjohet në Komisionin Evropian për të qenë anëtare, pse po angazhohet kaq shumë dhe mendon se Evropës i intereson më shumë të hapë kanalet preferenciale për Ukrainën?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi lindur me këtë ëndërr, e për herë të parë në historinë tonë të qindra vjetëve, ne na është dhënë mundësia të zgjedhim. Deri dje ishin të tjerët që zgjidhnin për ne, perandori, regjime, diktaturë dhe me radhë. Për herë të parë na ka takuar  që ne të zgjedhim dhe zgjedhja jonë është shumë e qartë. Duam të jemi pjesë e Evropës, është ëndërra jonë dhe jemi vendi me euro-optimist i kontinentit. Sot për sot, mbase jemi si të dashuruar që duam të martohemi me çdo kusht, mbase më vonë gjërat mund të bëhen më komplekse. Por për momentin duam të jemi pjesë e Evropës, dhe Italia është aleati më i qenësishëm i yni. Dhe Giorgia kur shfaqet dhe flet në skenën ndërkombëtare, duket më e gjatë se unë. Ne do të vazhdojmë me aleancën tonë, do të vazhdojmë me këtë miqësi, Italia është aty për ne dhe ne ndihemi të bekuar që jemi afër jush.

Kryeministri Rama është një ish-basketbollist, prandaj kur i referohet Giorgia Melonit si më e gjatë po bën një kompliment të madh.

Kryeministri Edi Rama: Eshtë e vërtetë, ajo është kaq e respektuar dhe më duket se është surpriza më e madhe për klubin euroatlantik që qartësisht nuk e priste, dhe tani gjendet përballë kësaj gruaje që ka një karizmë, që është e pabesueshme

Lidhur me çështjen e migrantëve në Detin Mesdhe ku vazhdon ende të vdesin njerëz, dua t’ju pyes si kryeministri i një vendi që ka patur një histori të gjatë të migracionit, sipas jush a duhet të punojë Evropa për të garantuar të drejtën për të mos u nisur apo të vendosë në zbatim një operacion për të shpëtuar të gjitha jetët që kalojnë detin?

Kryeministri Edi Rama: Ky është një problem i vjetër, i qartë, për fat të keq pasqyron një Evropë që nuk arrin të shikojë gjithmonë drejt, dhe kthehet në anën tjetër kur ka çështje të nxehta si këto dhe çfarë bën në këtë rast? Ia lë çdo gjë Italisë! Fakti që Italia është vendi i parë i ankorimit në tokë, nuk mund të bëhet mallkim për një vend të tërë dhe nëse Evropa është e bashkuar, nëse Evropa është e përbashkët, ky është një problem për Evropën dhe jo një problem thjesht për Italinë. Këtë ju e dini, e keni thënë për vite, po nuk është e lehtë, sepse Evropa shpeshherë është e zonja të japë leksione dhe të bējë moral, kur nuk është nevoja të vendosësh fytyrën. Dhe kur e vendos fytyrën Italia, disa kthehen në anën tjetër dhe rikthehen vetëm për të bërë moral.

Nga miqësia që keni konfirmuar me popullin italian dhe vendin tonë ndiej t’ju them se e meritoni gjithë këtë boom të turizmit. Faleminderit dhe paçi fat!



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Kërkoi një vend epik, Italia do të presë ndeshjen në kafaz mes Musk dhe Zuckerberg

Kërkoi një vend epik, Italia do të presë ndeshjen në kafaz mes Musk dhe Zuckerberg

Punonte për shërbimet sekrete ruse, arrestohet gruaja në Ukrainë

Punonte për shërbimet sekrete ruse, arrestohet gruaja në Ukrainë

Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve të paligjshëm drejt Europës

Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve të paligjshëm drejt Europës
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com