Një incident i pakëndshëm për Papa Franceskun në Meksikë. Kur ai afrohet të përshendetës njerëzit e shumtë që kishin dalë për ta pritur, disa të rinjtë shtyjnë me forcë-njëri tjetrin për të shtërnguar dorën me Atin e Shenjtë. Për pak sekonda ai humbet ekuilibrin dhe bie mbi një qytetar të paralizuar i cili kishte dalë me karrocë për të pritur Papën. “Mos u bëni egoistë” u është drejtuar Papa të rinjve duke shprehur edhe një shenjë nervozismi për faktin se turma po i binte në shpinë të sëmurit në karrocë.
Më pas e ka kaluar shpejt këtë moment dhe ka buzëqeshur… Eshte përkulur dhe ka puthur në kokë personin e sëmurë. /Opinion.al
Video: Momenti i incidentit kur Papa nervozohet