Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meidani: Ambasadorët e tepruan, trysni të tillë s’pati as në ’97

2016/08/05 at 7:49 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Meidani: Ambasadorët e tepruan, trysni të tillë s’pati as në ’97

Ish­presidenti Rexhep Meidani as e pohon dhe e mohon nëse ka marrë propozim për Kryeministër i një qeverie teknike, por e sheh të nevojshme një rifreskim të qeverisë, duke lëvizur disa emra dhe duke i dhënë asaj energji të reja.


Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Meidani mbështet kërkesat e LSI­-së për impulse të reja në qeverisje, por jo shkëputje nga koalicioni qeverisës. Ai i sheh të domosdoshme disa ndërhyrje, sepse në sytë e shqiptarëve, sipas tij, qeveria vlerësohet e paaftë, e mefshtë, arrogante, por dhe e korruptuar.

“Ajo që mbetet në këtë vitin e fundit është që të rindërtohet të paktën qeveria, bazuar në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm të administratës shtetërore”, shprehet ishpresidenti Meidani.

Duke përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi, ish­presidenti Meidani shprehet se zbatimi i kësaj reforme duhet të veprojë dhe ndaj atyre individëve që denigrojnë figurat publike me mashtrime dhe akuza të pabaza, të cilët sipas tij janë dhe punonjës të administratës publike, dhe janë shtuar shumë gjatë viteve të kësaj qeverisjeje.

Ai e vlerëson rolin që luajti kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, në arritjen e konsensusit të plotë për miratimin e Reformës në Drejtësi, “në mënyrë të veçantë për të mos lejuar kapjen e mëtejshme politike të Gjyqësorit”. Ishpresidenti e sheh rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin sa të rëndësishëm, aq dhe të tepruar.

Sipas tij, ky teprim i ambasadorëve në detyrimin e politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi nuk është parë as në momentet më të vështira për vendin, as në krizën e piramidave, por as gjatë referendumit të Kushtetutës në 1998. Për ishkreun e shtetit, roli i ambasadorëve për Reformën në Drejtësi i nxori bojën një pjese të politikës pompoze shqiptare në sytë e publikut.

Z. Meidani, Parlamenti miratoi me 140 vota ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që nuk ishte aspak e lehtë të shkohej në këtë rezultat. Për këtë reformë, sipas jush, do të ishin të mjaftueshme 93 vota aq sa duhet minimumi, për të miratuar këto ndryshime kushtetuese?

Sipas formulimeve kushtetuese, mjafton një minimum prej 94 votash në Kuvendin e Shqipërisë (të përbërë nga 140 deputetë) për arritjen e një ndryshimi kushtetues, ndërkohë që, nisur edhe nga miratimi përfundimtar i Kushtetutës me referendum, më 1998­n, do të ishte e pëlqyeshme marrja e votës popullore për çdo prekje serioze të Kushtetutës, si ajo e vitit 2008, brenda natës, midis PD­së dhe PSsë. Në bindjen time, referendumi ka rëndësi kur bëhet fjalë për ndryshime thelbësore të saj, brenda kërkesave kushtetuese. Në rastin konkret, për reformën e thellë në drejtësi, arritja e konsensusit ishte sa e dëshirueshme, po aq dhe e mirëpritur, për shumë arsye; në mënyrë të veçantë për të mos lejuar kapjen e mëtejshme politike të Gjyqësorit. Në këtë kuptim, referendumi, në kushte konsensusi, është i panevojshëm; sidomos në lidhje me rezultatin.

Pas këtij votimi u ndanë disa “medalje” për fitues dhe humbës. Në gjykimin tuaj, cili ishte fituesi i këtij votimi dhe i ndryshimeve kushtetuese që solli ai?

Nëse nuk “trishohet” në hapat e mëtejshëm, jo vetëm në hartimin e legjislacionit përkatës, por sidomos në aplikimin e tij, do të fitojnë të gjithë shqiptarët. Pa dyshim qytetarët normalë, të pastër dhe të ndershëm, por jo hajdutët e bastardët, të korruptuarit dhe të zhyerit në çdo pore të tyre, qofshin ata me origjinë nga politika apo drejtësia, nga biznesi apo media. Shpresoj, po ashtu, se, më tej, një sistem drejtësie më luajal e qytetar do të frenojë edhe gatishmërinë e intrigantëve e gjobëvënësve për t’i shërbyer politikës, për t’u rekrutuar e nxitur për sulme pa dinjitet e mashtrime të turpshme, për akuza eterike, zhyerje të gjithanshme, pse jo dhe “njehsuese” politike; që në thelbin e vet janë sa antidemokratike e jo civile, po aq dhe antishqiptare e antikombëtare. Me dhimbje e pohoj se një kategori e tillë, për fat të keq, është e shtuar jo pak në vitet e qeverisjes aktuale. Një nga arsyet është se ajo po përkrahet e ushqehet edhe nga taksat e qytetarëve…

Si e vlerësoni rolin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri në nxitjen e klasës politike për të mos e refuzuar votimin e Reformës në Drejtësi?

Sa mjaft të rëndësishëm, por aq dhe të tepruar. Në fakt, një trysni të tillë, me nota jo diplomatike, nuk e kemi ndeshur as gjatë krizës së piramidave (pra dhe ndihmës së dhënë nga misioni Alba, në përputhje me rezolutën nr. 1101 të Këshillit të Sigurimit), as gjatë hartimit dhe miratimit parlamentar apo atij me referendum popullor të Kushtetutës së Shqipërisë. Përkundrazi, gjithçka ishte sa konsultative e konstruktive, sa ndihmuese dhe e drejtpërdrejtë, po aq dhe etike e diplomatike. Në thelb, në përshtypjen time, në këtë proces u shpëla dhe “boja e skaduar” e një pjese të politikës pompoze shqiptare, në sytë e shqiptarëve!

Në përpjekjet e tij për konsensus për reformën, kryetari i Kuvendit është bërë avokati më i fortë i opozitës për ta përfshirë edhe atë në këtë proces, por duke krijuar edhe idenë se LSI është afruar më shumë me PD­në. Në këto kushte, do të duhet të vazhdojë ende të jetë në koalicion me PS­në apo të shkëputet nga bashkëqeverisja?

Në fakt, duhet vlerësuar shumë këmbëngulja e kryetarit të Kuvendit, z. Meta, për konsensus në realizimin e Reformës në Drejtësi. Pavarësisht që atij iu krijuan jo pak vështirësi e pengesa, iu montuan marifete monstruoze e akuza të rrezikshme, ai qëndroi dhe rezistoi duke shpalosur një frymë e dinamikë të veçantë në procesin politik. Madje, ai u bë dhe kampioni i dialogut, bashkëveprimit dhe kompromisit politik!

Ishte ndërhyrja e tij e fuqishme dhe e papritur, që, në thelb, duhet lexuar si një “perlë politike” e tranzicionit të gjatë shqiptar. Ishte kjo lojë politike që imponoi dhe u konkretizua me konsensusin historik parlamentar… A janë xhelozuar ose jo partnerët kryesorë të koalicionit, kjo pak rëndësi ka; por xhelozia e kapërcimit të “vijës së kuqe” nuk është arsye për ndarje e shkëputje nga bashkëqeverisja; aq më tepër që LSI­ja si aleate kryesore e koalicionit, mesa kuptohet nga deklaratat, ka kërkuar vetëm korrigjime në qeverisje, në vetë cilësinë e saj të munguar; përfshirë dhe ndryshime emërore në disa dikastere me rezultate fare të zbehta, por jo prishje të saj. Dhe, në gjykimin tim, ajo ka të drejtë, sepse një qeverisje e tillë, sot, në sytë e qytetarëve, me të drejtë apo pa të drejtë vlerësohet sa e paaftë, po aq dhe e mefshtë, sa arrogante, po aq dhe jonjerëzore, sa zvarritëse, po aq edhe e korruptuar…

Në një analizë tuajën, cilat kanë qenë defektet e pariparueshme të këtij koalicioni, i cili edhe kur u krijua nuk pati shumë entuziazëm, të paktën nga ana e socialistëve?

Dobësitë e këtij koalicioni janë shfaqur dukshëm që në fillim të qeverisjes, në paaftësinë e disa drejtuesve apo mungesën e eksperiencës së tyre. Për më tepër, në asnjë vend të botës demokratike, nuk mund të jetë kurrë bindja e verbër apo servilizmi si kriter për të qenë pjesë e qeverisjes. Po ashtu, në këtë qeverisje, në mjaft raste ka dominuar diktati individual e autoritarizmi, ka munguar toleranca, dialogu e kompromisi, apo, më keq, është goditur rëndë transparenca dhe janë mbyllur sytë para abuzimit financiar, në perceptimin qytetar. Pikërisht, të gjitha këto po e bëjnë vetë qeverisjen të pabesueshme për shumicën e qytetarëve, madje këtë e dëshmojnë dhe mjaft sondazhe neutrale (natyrisht jo ato të komanduara!). Prandaj, ajo që mbetet në këtë vitin e fundit është që të rindërtohet të paktën qeveria, bazuar në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm të administratës shtetërore.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është shprehur për nevojën e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë flitet në sallonet e politikës se ju mund të jeni kandidati për Kryeministër, nëse kërkohet nga LSI­ja një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Rama. E keni marrë një propozim të tillë nga zoti Meta?

Këtë pyetje e ka sqaruar më së miri vetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Propozimi i tij për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur e luajti rolin e tij për arritjen e atij konsensusi historik në miratimin e asaj pakete të ndryshimeve kushtetuese. Ajo ishte dhe kardinale për reformën e projektuar në drejtë­ si. Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë, duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve. Personalisht, shpresoj që procesi i nisur do të vazhdojë normalisht edhe për ligjet shoqëruese të kësaj reforme, natyrisht nëpërmjet jo ngutjes, por tretjes së domosdoshme.

Si e parashikoni vjeshtën politike, pas miratimit të 7 ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtë­ si dhe kur do të duhet të nisin të funksionojnë vetingu për gjyqtarët dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë?

“Me hir e pahir”, procesi parlamentar legjislativ do të vazhdojë me problemet e veta. Por, ende i paqartë mbetet parashikimi afatgjatë, sidomos dinamika dhe cilësia praktike e kësaj ndërmarrjeje, vonesat që mund të shfaqen në aplikimin konkret të saj. Këtë dyshim mbi vullnetin politik ta ushqen, deri diku, edhe shembulli evident i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, sidomos inercia, apatia e marifetet politike në aplikimin konkret të tij. Për më tepër, fakti që tani flitet shumë pak për të, nga brenda apo nga jashtë, sikur çdo gjë u bë thjesht për dorëheqjen e disa këshilltarëve!…

Aristir Lumezi/Panorama

Etiketa: ambasadoreintervistarexhep mejdani


Ju sugjerojmë

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
Rajoni

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

2 Qershor, 2025 3:00 pm
Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
Aktualitet

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

2 Qershor, 2025 2:58 pm
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën
Aktualitet

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

2 Qershor, 2025 2:52 pm
Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..
Sport

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

2 Qershor, 2025 2:49 pm
Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë
Kryesore

Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë

2 Qershor, 2025 2:28 pm
Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat

2 Qershor, 2025 2:26 pm
“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë
Aktualitet

“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë

2 Qershor, 2025 2:21 pm
Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet
Aktualitet

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet

2 Qershor, 2025 2:17 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

2 Qershor, 2025 2:07 pm
Shqipëria dhe Qipro, memorandum mirëkuptimi për trajnimet diplomatike
Aktualitet

Shqipëria dhe Qipro, memorandum mirëkuptimi për trajnimet diplomatike

2 Qershor, 2025 2:02 pm
Para
Blloku në errësirë totale, OSHEE lë pa drita qendrën e Tiranës

Zona e plazhit në Durrës, pa energji elektrike

Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Problemi i PS është Ben Blushi, jo Meta

Agjencitë turistike i kundërvihen Ahmetaj: Jeni  fajtor për çmimin e shtrenjtë të biletave

Loja me Amnistinë mund t’i fal 57 milionë dollarë Bankersit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
2 Qershor, 2025

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë...

Lexo më shumë

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
2 Qershor, 2025

“Një grup arkeologësh në Kodrat Bishçukas të Lushnjës po kryhen zbulime të rëndësishme arkeologjike. Ata po punojnë në dy sondazhe...

Lexo më shumë

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën
2 Qershor, 2025

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi një “luftë brenda selisë blu”. Përmes një reagimi në...

Lexo më shumë

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..
2 Qershor, 2025

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, situata te Serbia duket që nuk është aspak e qetë. Dragan Stojkovic, trajneri i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com