Godina e Teatrit Kombëtar është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga fadromat e Bashkisë së Tiranës. Aktivistët e mbledhur aty në mbrojtje të saj u shpërndanë nga një numër i lartë i forcave të policisë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj. I përlotur ai thotë se tashmë Shqipëria është në diktaturë dhe se populli shqiptar është në gjumë.
“Këta janë hiena, është një shtet karagjoz. Këta janë të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit. Iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë. Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mi, që kanë qëndruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë” tha ai. /Opinion.al