Dukesha e Sussex Meghan Markle është shkëputur për pak kohë nga kujdesi për të voglin e saj Archie, për të bërë tifo për miken e saj tenisten me famë Serena Williams.
Markle e shoqëruar edhe nga dy mikeshat e saj të tjera Lindsay Roth dhe Genevieve Hillis, të cilat ishin gjithashtu pjesë e baby-showerit në New York kanë ndjekur në kampionatin e Winbledon, miken e tyre tenisten Serena Williams.
E veshur ‘casual’, Meghan është shfaqur më në formë dhe mjaft sportive teksa borohoriste për mikeshën e saj.
Mediat e huaja gjithashtu kanë aluaduar që mikeshat e Meghan mund të kumbarat sekrete të Archiet, i cili pritet të pagëzohet këtë të shtunë.
Meghan ka dashur që gjithçka lidhur me pagëzimin e tij të jetë sekrete për këtë asye nuk janë publikuar ende as emrat e kumbarëve. Gjithashtu ajo çfarë ka rënë në sy është varësja e Meghan, e cila kishte shkronjën “A” si inicialen e emrit të të birit.