Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka punësuar mikeshën e saj, Victoria Beckham, për interierin e shtëpisë së re të çiftit në Frogmore, Windsor.
Ndryshe nga sa u mendua në fillim, Meghan ka hequr dorë nga idetë e Vicky Charles, ish drejtore dizajni për Soho House. Burime pranë dukeshës thonë se ajo deshiron që të ndihet dora e Victorias në banesën e saj të re, pasi e konsideron stilin e saj unik dhe të pagabueshëm.
Kujtojmë se Dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry do të jetojnë të veçuar nga familja mbretërore. Sapo vendimi u bë publik, mediat aluduan se një krisje e thellë raportesh ka ndodhur brenda familjes dhe shkak për këtë mund të jetë bërë sjellja moskokëçarëse dhe egoiste e Meghanit.
Dukesha ka thyer një sërë rregullash të pallatit, dhe është bërë “kryefjalë” e një sërë skandalesh, kryesisht lidhur me familjen e saj, ish-martesën, marrëdhënien me punonjësit brenda pallatit dhe zënkave të vazhdueshme me kunatën e saj, Kate./Opinion.al