Pasi Meghan Markle dhe princ Harry lidhën kurorë, u larguan për të jetuar më vete në një vilë luksoze në fshat por duket se që tani kanë nisur pakënaqësitë e para.
Burime për “RadarOnline” kanë mësuar se dukesha nuk ndihet e lumtur me jetën e re.
“Në fillim ndjenja e të qenurit pjesë e familjes më të famshme në botë është e mrekullueshme. Në çdo cep sheh një ndërtesë jo vetëm të njohur, por edhe historike. Por sapo të vjen përballë realiteti nuk është dhe aq e bukur si jetë. Në këtë fazë ndodhen tashmë Harry dhe Meghan”, shprehen burimet.
Më tej ata shtojnë se për çiftin muaji i mjaltit ka mbaruar me kohë, dhe Meghan ndihet e izoluar pasi nuk i pëlqejnë kufizimet.
“Muaji i tyre i mjaltit ka mbaruar 100%. Për të gjithë ne jeta e tyre mund të duket perfekte, por në realitet është si të jetosh në pranga të arta. Edhe pse për të gjithë është jeta e ëndërrave, jo për të”,-është shprehur një burim pranë tyre./Opinion.al/