Dukesha Meghan dhe Princi Harry i kanë habitur të gjithë me lajmin për largimin e tyre nga pallati mbretëror. Arsyeja në fakt nuk është dhe aq befasuese. Kjo sepse ata të dy nuk kanë hapsirën që i nevojitet në Kesington Palace. Aktualisht ata jetojnë në dy dhoma në Nottingham Cottage. Por duke qenë se po presin një fëmijë ata po kërkojnë një ambient më të gjerë. Nuk duhet harruar që Harry dhe Meghan kanë edhe dy qen.
Por në vend që të përpiqen të gjejnë një hapësirë tjetër në pallat, çifti mund të largohet krejtësisht nga Kensington Palace. Të paktën sipas burimeve nga brenda pallatit mbretëror, raporton Daily Mail.
Harry dhe Meghan dëshirojnë një apartament të veçantë. Një burim mbretëror thotë se
“Harry dhe Meghan duan të lëvizin”. Ata kanë nevojë për më shumë hapësirë, dhe nuk duan të jetojnë pranë William dhe Kate.