Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

MegaSkandali CEZ-DIA/Prokuroria mbyll hetimet: Kastriot Ismailaj, ja mashtrimet e bosit të DIA-s

2015/12/21 at 6:03 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
MegaSkandali CEZ-DIA/Prokuroria mbyll hetimet: Kastriot Ismailaj, ja mashtrimet e bosit të DIA-s

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur shtetasin Kastriot Ismailaj, i cili akuzohet për veprat penale të ”Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë.

Gjatë hetimit, për të cilin gjendet nën masën e sigurisë ”arrest në burg” i pandehuri Kastriot Ismailaj, Prokuroria ka evidentuar dy episode të ndryshme, të lidhura me personin e akuzuar.

Sipas prokurorisë, i pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef  Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarje”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zotёruar 26 % tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie.

Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale.

1.DEBT Internacional Advisory” (DIA)

Shoqëria “DIA” është regjistruar në vitin korrik 2010 në British Virgin Island nga një shtetase shqiptare, e cila ka emëruar si përfaqësues ligjor të kësaj kompanie në Shqipëri shtetasin Kastriot Ismailaj, të emërtuar ”DIA­Dega Shqipëri”.

Në regjistrin tregtar shqiptar, kjo kompani është regjistruar me aktivitet  “Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjitike, infrastrukturën energjitike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit­blerje aksionesh, tregtimi, import­eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”.

Me datën 01.09.2010 subjektet “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. kanë lidhur një marëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marëveshjes ka qënë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen

dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme.

Kjo marrëveshje është firmosur nga i pandehuri Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi Josef Hejsek, aktualisht person në hetim, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. Marёveshja e parё nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqёrisё ”CEZ Shpёrndarja” dhe pёr kёtё arsye, mё datё 01.02.2011, midis kёtyre palёve ёshtё nёnshkruar njё marёveshje e dytё me tё njёjtin objekt dhe pёr një afat dy vjeçar. Kjo marrёveshje ёshtё zgjidhur nё muajin Tetor tё vitit 2011.

Nga tёrёrёsia e tё dhёnave tё administruara gjatё hetimit tё kёtij proçedimi penal arrihet nё konkluzionin se qёllimi i shtetasit Kastriot Ismailaj nuk ka qёnё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpёrndarje”.

Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit

Drejtues tё kёsaj shoqёrie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie.

Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale.

Nё kёtё mёnyrё ky shtetas ka kryer veprёn penale tё “ Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” tё parashikuar nga neni 143/2 tё Kodit Penal, si dhe veprёn penale tё “ pastrimit tё produkteve tё veprёs penale” tё parashikuar nga neni 287 tё Kodit penal.

  1. Adriatic Development Corporation Ltd (ADC)

I pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar kompaninë ”ADC” në vitin 2005, me objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se kjo shoqëri ёshtё fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transakione financiare qё shkojnё nё disa milionë euro. Vlera e transaksioneve të kryera

nëpërmjet shoqërisë “ADC” ёshtё nё hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndёrsa transfertat dalëse për transaksionet jashtë vendit janё nё shumёn dalje 4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro. Për të gjithë transaksionet hyrëse dhe dalëse nuk ka asnjë dokument justifikues.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur sekuestrimi i të gjitha parave të ndodhura në llogaritë e shoqërisë “Adriatic

Development Corporation Ltd”, si dhe të llogarive të shtetasit Kastriot Ismailaj. Shuma e gjetur dhe e sekuestruar nё llogaritё e kёsaj shoqёrie në total është 4.2

milionë dollarë dhe 455.000 euro si dhe 12.5 milionë lekë, pranë dy bankave të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri. Transfertat hyrёse shoqëria “Adriatic

Development Corporation” shpk, i ka përfituar kryesisht nga shoqëria “Hassans Client”, me qendёr në Gjibraltar, dhe një pjesë tjetër nga disa shoqëri me qendёr nё Zvicër.

Më pas, paratё e pёrfituara, janё transferuar nё shoqёri dhe individë tё ndryshëm me vendndodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut etj. Gjatë periudhës 2006­2015, për transfertat hyrëse dhe dalëse, pёrgjithësisht nuk ka dokumente mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara/paguara. Ka rezultuar se shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, ka tërhequr nga llogaria e shoqërisë shumat 930.000 dollarë, 80,500 euro, si edhe ka bërë pagesa për kartën e tij të kreditit në shumat 11,725 USD dhe 15,652 euro.

Për faktet e mësipërme, Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj shtetasit Ismailaj akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ndërkohë që po vijon hetimi për transaksionet, që vlerësohen dukshëm të dyshimta.

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Në yllin e prindërve të famshëm. Kush janë fëmijët “Rozë”, të politikanëve shqiptarë?

Në yllin e prindërve të famshëm. Kush janë fëmijët “Rozë”, të politikanëve shqiptarë?

Sondazhi i Opinion: Rivalitet mes Jonida Vokshit dhe Adrola Dushit

Sondazhi i Opinion: Rivalitet mes Jonida Vokshit dhe Adrola Dushit

Kritikët: Nënë Tereza “ëngjëlli i ferrit”, kishte qëllime të fshehta

Kritikët: Nënë Tereza "ëngjëlli i ferrit", kishte qëllime të fshehta

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com