Unë shkruaj

Megaskandalet, kush po na genjen qeveria apo opozita?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:18 - 24/10/15 |
b.f

Dy muajt e fundit jane paraprire nga dy megaskandale korrupsioni ku te perfolur si te perfshire ne afera korruptive gjenden politikane aktuale te maxhorances qeverisese. Por ajo qe te ben pershtypje ne te gjithe kete furtune te ngritur eshte kakofonia e te vertetave dhe te pavertetave te thena nga njera dhe tjetra pale, ku qytetari qe ndihet i prekur drejteperdrejt nga keto skandale, nuk di kujt ti besoje. Por edhe heshtja jo normale nga ana e Prokurorise. Skandali i pare eshte ai i aferes CEZ-DIA, ku emri i lakuar si i implikuar eshte ai i kryetarit te Kuvendit Ilir Meta. Opozita akuzon kryeministrin Rama se i fali CEZ-it 500 milion euro, fatura te papaguara ndaj kompanive shteterore duke u terhequr nga gjyqi ne Gjykaten e Arbitrazhit, dhe jo vetem kaq por i dha kesaj kompanie nje demshprblim prej 95 milion eurosh, nderkohe qe kishte te drejte ti kerkonte 3 miliarde euro. Dhe si te mos mbaronte ketu tashme shtetit shqiptar i duhet ti paguaje kompanise DIA me administrator Kastriot Ismailaj, nje shume prej 136 milion eurosh, si detyrim per prishjen e kontrates se njanshme nga CEZ sot OSSHE, ent shteteror i energjise. Por nese opozita rendit keto fakte, kryeminisri Rama thote se nuk ka cceshtje DIA. Madje i quan lajthitje te SHQUPIT, sicc e ironizon ai seline aktuale te Partis Demokratike. Po keshtu kryeministri shqiptar, thote qe jo vetem nuk i ka falur CEZ-it 500 milion euro por e ka shpetuar shtetin shqiptar nga qindra milion euro qe do te humbeshin sipas tij ne Gjykaten e Arbitrazhit. Ndaj edhe i dha me marreveshje CEZ-it 95 milion euro ne menyre qe kompania ceke te mos e vazhdonte me tej gjyqin per heqjen e licences. Kujt duhet ti besojne qytetaret ne kete rast, qeverise apo opozites? Keto pyetje me mire se askush duhet dhe mund ti jepte pergjigje Prokuroria shqiptare, e cila edhe kete here duket se ka vendosur te fleje mbi dosje. Ashtu si po ben edhe ne rastin e nje tjeter skandali, ku opozita akuzon se tenderi i Hemodializs me shifer 61 milion euro, i eshte dhene nje kompanie ku pronar thuhet te jete nje mik i ngushte i kryeministrit Rama dhe Ministrit t Shendetesise Ilir Beqaj. Gje qe qeveria e mohon duke thene se kemi te bejme me nje tender te hapur nderkombetar. Po ketu kujt duhet ti besojme? A mos duhet te kishim edhe ketu nje pergjigje nga Prokuroria?

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas