Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Megapharma, kompania për të cilën PS dhe PD akuzojnë njëri- tjetrin , sa herë janë në opozitë

2015/11/08 at 1:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Megapharma, kompania për të cilën PS dhe PD akuzojnë njëri- tjetrin , sa herë janë në opozitë

Në shkurt të vitit 2013, në web site-n e Partisë Socialiste publikohet lajmi me titull: “Megapharma” fsheh korrupsioin e 2 ministrave. Lajmi i referohet interpelancës me Ministrin e Shëndetësisë dhe fjalës së deputetit të PS-së Eltar Deda, I cili në këtë seancë ka akuzuar ministrin e atëhershëm të shëndetësisë Petrit Vasili, se fituesit e tenderave në spitale bëhen sipas preferencave të tij klientaliste. “Deputeti Deda, përmendi kompaninë Megapharma, e cila sipas tij është fituesja e tenderave në spitale. Më tej Deda theksoi se kjo kompani fsheh “korrupsionin e 2 ministrave”.

“Pronari “Megafarmës” është një zotëri i cili quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj është ai njeri i cili ka blerë pasurinë e ministrit tjetër të kësaj qeverie z. Dritan Prifti dhe me një pasuri prej 1.8 mln euro”, bëhet e ditur në lajmin e postuar në faqen e Partisë Socialiste.

Si është e mundur, që sot për të njëjtën kompani, socialistët kthehen nga akuzues në të akuzuar? Kush qëndron realisht pas “Megapharma” dhe përse deputeti I atëhershëm I PS-së Eltar Deda, akuzonte ministrin e LSI-së, Petrit Vasili?

Më poshtë, po sjellim diskutimin e deputetit Deda gjatë interpelancës me ministrin Vasili, shkëputur nga faqja e partisë socialiste, www.ps.al.

Fjala e deputetit socialist Eltar Deda, shkurt 2013

Qëndroni i qetë mbasi thoni që jeni i pakorruptuar, jeni jashtë aferave klienteliste. Unë thashë një diçka e cila është e vërtetë, një realitet i cili preket nga të gjithë shqiptarët. Por jo më kot termi i një kompanie farmaceutike, e distributorit që përmenda unë, si duket juve ju nxehu dhe ju arritët deri në atë pikë sa të flisnit jashtë çdo norme duke përmendur terma të tillë.

Unë mund t’ju them se “Megafarma” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është vetë i familjes suaj dhe drejt kësaj kompanie dhe drejt këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderat dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive. Dhe jo më kot e theksova këtë mbasi na rezulton se edhe pronari “Megafarmës” është një zotëri i cili quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj është ai njeri i cili ka blerë pasurinë e ministrit tjetër të kësaj qeverie z. Dritan Prifti dhe me një pasuri prej 1.8 mln euro.

Po kështu meqenëse z. Ministër thotë që nuk ka klientelizëm unë mund t’ju them se vetëm në tenderin që është bërë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, në një shumë prej 57 mln lekësh të reja, një medikament “Loraxefan” janë të Medifarmës, zë 50% të buxhetit. Dhe e dini kush e drejton këtë? E drejton familja e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili i përket partisë suaj.

Po kështu unë thashë që keni venë barna të paregjistruara nëpërmjet lejeve të importit. Unë do t’jua vë në dispozion herës tjetër kur jua thërras në interpelancë. Dhe sa për atë çfarë thatë, më vjen shumë keq, ju keni deklaruar që kur të bëheni ministër do të gjeni lapsin për të shëruar opozitën, por mesa po e shoh ju keni nevojë dhe duhet që të gjeni lapsin për të shëruar veten tuaj.

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
Bota

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

4 Shkurt, 2026 10:25 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Para
Foto të rralla/ Kobani, qyteti fantazmë

Foto të rralla/ Kobani, qyteti fantazmë

Femrat e bukura shqiptare në vite

Femrat e bukura shqiptare në vite

Threedots, Flori e Elvana: Të gjithë në palestër!

Threedots, Flori e Elvana: Të gjithë në palestër!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
4 Shkurt, 2026

Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20...

Lexo më shumë

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
4 Shkurt, 2026

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe socialdemokratëve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mëposhtëm: "Ne do të krijojmë një...

Lexo më shumë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com