InstaBIZ

Megan Fox tregon për krizën që pësoi në 2009-n


               Publikuar në : 08:33 - 21/09/19 |
xhu lia

Aktorja Megan Fox është një nga më të njohurat në Hollywood. Fox ka qenë protagoniste e shumë filmave të njohur duke përmendur ‘Jennifer’s Body’, ‘Transformers’ etj.

Vitet e fundit ajo i është dedikuar pjesëmarrjes në seriale të ndryshme dhe gjithashtu ka arritur që jetën e saj private t’a mbajë larg asaj profesionale.

Megjithatë gjatë një interviste për ‘Entertainment Tonight’, aktorja e njohur është shprehur se pas daljes së filmit filmit “Jennifer’s Body”,në vitin 2009  ajo pësoi një krizë psikologjike.

“Nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes, nuk kam dashur të bëj një foto, të bëj një revistë, të eci në një tapet, nuk kam dashur të dal në publik për shkak të frikës dhe besimit. Kështu që unë kalova një moment të errët pas kësaj”, –ka thënë aktorja. Sipas saj falë fëmijëve ajo ja doli që t’a kaloi këtë situatë të vështirë për të./Opinion.al/

Pas