InstaBIZ

Megan Fox i jep fund martesës 10 vjeçare, ish-partneri zbulon arsyen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 19/05/20 |
el ida

Modelja Megan Fox dhe bashëshorti i saj, Brian Austin Green, i dhanë fund martesës së tyre. Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar vetë, Green, i cili tregoi edhe arsyen që çoi në zgjidhjen e martesës së dyshes së famshme.

Duket se ndarjen e ka kërkuar supermodelja dhe arsyeja ka qenë se ajo nuk e ka gjetur më veten në atë marrëdhënie.

“Ajo tha se gjatë kohës që kishte punuar jashtë vendit, kishte zbuluar se i pëlqente më shumë vetja gjatë asaj eksperience. Mendova se duhet edhe unë ta provoj diçka të tillë, do të më bënte mirë. Isha i mërzitur me çfarë më tha, por s’mund të mërzitesha me të sepse ndoshta as ajo nuk donte të ndihej kështu. Do ta dua gjithmonë dhe ajo do të më dojë përgjithmonë. Ku i dihet si është fundi i këtij rrugëtimi. Kemi ende shumë jetë përpara. Tani për tani rrugët tona janë ndarë. Mund të kthehemi sërish tek njëri tjetri. Mund të mos kthehemi. Nuk e dime”; u shpreh 47 vjeçari teksa rrëfeu detaje nga divorci me yllin e pasarelave.

Megan dhe Brian nisën të dilnin për herë të parë në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit ‘Hope and Faith’ kur Brian ishte 30 vjeç ndërsa Megan vetëm 18 vjeç. Çifti u martua në vitin 2010, dhe janë prindër të 3 fëmijëve./Opinion.al

Pas