Kryesore

Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD, të përfshijë edhe idetë e PR


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 19/02/21 |
Opi Nion

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar pasditen e sotme me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, me qëllim arritjen e një marrëveshje për mënyrën se si do të shkojnë këto forca politike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Takimi përfundoi rreth orës 18:30, por pa një pakt mes dy partive. Gjatë prononcimit për mediat Mediu tha se; “Programi i PD është i plotë, por duhet të përfshihen edhe idetë e partive të tjera”

“Ka një analizë të thjeshtë se sa mandate i  takojnë pd dhe pr. Ajo që dua të them pavarësisht se kush  është emri i personit PR do jetë kontributore për të marrë vota në kukës dhe dibër dhe në zona të tjera që skemi pretendime për kandidatë. Programi i PD është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve. Ne mund të bëjmë të mundur të fillojmë të hapim negociatat sa më shpejtë, siç e tha dhe Basha në Koroaci dhe Slloveni”,-tha Mediu./ Opinion.al

Pas