Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje emërimit të Mirjana Jevtiç në Postin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, në Qeverinë e Kosovës. Gazetat serbe duke paraqitur disa foto kanë shkruar se Jevtiç në Facebook, shpesh poston fotografi nga jeta e natës me një veshje të papërshtatshme.
Sipas tyre, ministra e Thaçit, Mirjana Jevtiç, është një seks bombë dhe një pijanece. Mirjana zëvendësoi Ljubomir Maric, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, që ishte shkarkuar me vendim të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Po ashtu raportohet se Jevtiç vjen nga radhët e Partisë së Aleksandar Vulin, ndërkohë që në postin e Ministres është emëruar pas konsultave të Mustafës me Lista Srpska.