Mediat ruse e kanë pritur mirë lajmin e daljes së Britanisë nga BE-ja. Ato kanë nisur menjëherë të gjejnë ekspertë të Perëndimit që t’u mëshojnë politikave të tyre.
Kështu ka bërë media shtetërore “Sputnik”. Ajo duket se ka gjetur edhe fajtorin për këtë referendum.
Ndërkohë që Perëndimi argumenton se janë populistët ata që kanë bindur britanikët drejt euroskepticizmit, rusët e shohin më ndryshe këtë fenomen, raporton Panorama.
Kështu, “Sputnik” shkruan se Presdienti amerikan Barak Obama tha sot se Uashingtoni e respekton vendimin e popullit britanik për të dalë nga BE-ja, por shton se do të vazhdojë të ketë marrëdhënie speciale mes dy vendeve.
Mirëpo, eksperti i politikave, Majkëll Hudson thotë për “Sptunik” se është Obama dhe politikat e tij në Lindjen e Mesme ato që kanë bërë që britanikët të votojnë Brexit.
Sipas Presdientit të Institutit për Studimet e Trendit Afatgjatë të Ekonomisë, Obama dhe politikat e tij të jashtme bënë që nga Lindja e Mesme të vinin valë të tëra refugjatësh, që kërkojnë dhe janë dyndur drejt BE-së dhe Britanisë.
“Mendoj se Obama është përgjegjës për këtë më shumë se askush tjetër”, thotë Hudson.