Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat në Britani shkruajnë për vrasjen e avokatit Ravik Gurra

2019/09/01 at 2:10 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat në Britani shkruajnë për vrasjen e avokatit Ravik Gurra

Në mars të këtij viti u ekzekutua avokati Ravik Gurra. Ai konsiderohej si avokati i grupeve kriminale i afërt me fisin Çapja në Elbasan.

E përditshmja “DailyMail” ka realizuar një shkrim me ekzekutimin e Gurrës. Në shkrim thuhet se një avokat me nënshtetësi britanike, i cili konsiderohej si avokati i grupeve kriminale është ekzektuar, pasi ka humbur një sërë çështjesh gjyqsore, ku ishin të përfshirë persona me profil të lartë kriminal.

50-vjeçari Ravik Gurra u qëllua 3 herë në kokë nga një armë me silenciator nga një njeri i armatosur, ndërkohë që ishte në një kafe me miq në qytetin e Elbasanit.

Sipas DailyMail, vrasja e tij ka tronditur Harpenden, vendin në Britani ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten Nina dhe dy vajzat adoleshente.

Gurra, ka përfaqësuar në Shqipëri një sërë grupesh kriminale, duke përfshirë anëtarë të fisit Çapja, por kishte humbur disa çështje gjyqësore.

Në nëntor ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale, ku u dënua me 14 vjet heqje lirie.

Nuk ka prova për përfshirjen e Shullazit, apo dijeninë e tij në atentatit ndaj Gurrës. Një avokat shqiptar, i cili kërkoi që identiteti i tij mos të bëhej i ditur, u shpreh për DailyMail:

“Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët e grupeve kriminale të frikësohen. Ne nuk jemi të sigurt për të përfaqësuar një mafioz. Bandat kriminale veprojnë jashtë çdo kufiri. Nëse ata vrasin avokat në Shqipëri, pasi ata humbin një çështje, ata mund t’i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania apo Anglia, gjithashtu”.

Një makinë e vjedhur dhe e djegur është gjetur më vonë pas vrasjes, por që nga muaji Mars ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Një burim tha për DailyMail  se policia në Shqipëri ka dy teori për vrasjen. Njëra ka të bëjë me ndëshkimin që i bënë Gurrës për humbjen e çështjeve gjyqësore, ose është eliminuar nga rivalët e fisit Çapja.

“Është një teori që personat e përfshirë në vrasje ishin të inatosur me humbjen e gjyqeve. Dihej që Ravik Gurra ishte e afërt me Çapjat dhe lidhte anëtarët e një bande në Britani me ata në Shqipëri. Çapjat janë të vështirë për t’u kapur, kështu që grupet rivale mund të vrarë Gurrën për t’u dhënë një mesazh pasi ishte një objektiv më i lehtë,”-përfundoi burimi për DailyMail.

Ravik Gurra u transferua në Britani në vitin 1990 ku u vendos me bashkëshorten e tij dhe fitoi nënshtetësinë britanike. Fqinjët e tij në Britani e përshkruanin si një njeri miqësor dhe familjar./Opinion.al/

Etiketa: DailymailRavik Gurra

Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

25 Gusht, 2025 9:53 pm
Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
Bota

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

25 Gusht, 2025 9:29 pm
Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
Bota

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

25 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura
Aktualitet

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

25 Gusht, 2025 8:38 pm
Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj
Bota

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

25 Gusht, 2025 8:28 pm
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington
Bota

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

25 Gusht, 2025 7:29 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

25 Gusht, 2025 6:46 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Duhet t’i japim fund këtij makthi

25 Gusht, 2025 6:20 pm
Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

25 Gusht, 2025 6:02 pm
Para
Aksident në Korçë, plagoset çifti

Makina përplas motorin, dy persona të plagosur në Vlorë

Ambulanca përplas për vdekje gruan

Sherr mes dy taksistëve, plagoset me kaçavidë 44-vjeçari në Vlorë

Protestë kundër fabrikës së tullave në Laprakë: Po na plasin mushkritë

Protestë kundër fabrikës së tullave në Laprakë: Po na plasin mushkritë

TE FUNDIT

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
25 Gusht, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në...

Lexo më shumë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
25 Gusht, 2025

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të jenë në qendër...

Lexo më shumë

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
25 Gusht, 2025

Kryeministri francez, François Bayrou, do të kërkojë votëbesim në parlament më 8 shtator për planet e tij për pastrimin e...

Lexo më shumë

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura
25 Gusht, 2025

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com