Mediat italiane raportojnë se ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri që ashtu siç është parashikuar dhe në marrëveshjen mes dy qeverive do të jenë nën juridiksionin italian . Kampi e Gjadrit, zona e parë i pritjes në portin e Shëngjinit, ishte gati dhe është dorëzuar të mërkurën për testim.
Në të është ndërtuar një qendër për qëndrimin e azilkërkuesve me 880 vende, një qendër spitalore me 144 vende dhe një burg 20 vende.
Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.