Sport

Mediat italiane, “Arena Kombëtare”: Stadiumi që nuk do flejë kurrë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 03/05/16 |
b.f

Media italiane “Tutto Sport” i ka kushtuar një artikull projektit ambicioz të “Arenës Kombëtare”, që do të jetë edhe “foleja” e shqiponjave të kombëtares kuqezi.

“Tutto Sport” vlerëson së tepërmi stadiumin e ri që zëvendëson “Qemal Stafën”, duke shtuar se do të jetë nga të vetmit që do të qëndrojë “zgjuar” në 365 ditë të vitit.

“Shqipëria është e vendosur të ndjekë të ardhmen moderne dhe të plotësojë pritshmëritë e vendit për futbollin. Kombëtarja kuqezi, nën drejtimin e Xhani De Biazit arriti një kualifikim historikë në Euro 2016”, shkruan artikulli, raporton panoramasport.

“Por tani, kuqezinjtë do të kenë një stadium të bukur në kryeqytet, që do të quhet “Arena Kombëtare”. Ai do të zëvendësojë “Qemal Stafën”, do të ketë 25 mijë vende, dyqane, restorante dhe hotele, si edhe do të jetë në punë 365 ditë në vit.

Ndërtimi do të mbarojë në maj të vitit 2018”, përfundon artikulli.

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas