Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat greke: Urdhri për ekzekutimin e Kasmit erdhi nga burgjet e Greqisë

2018/02/06 at 11:37 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat greke: Urdhri për ekzekutimin e Kasmit erdhi nga burgjet e Greqisë

Urdhri për vrasjen e Devi Kasmit, i ekzekutuar në Tiranë më 29 Janar dyshohet se ka ardhur nga burgjet e Greqisë. Kështu shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”, e cila citon një burim të sajin, sipas të cilit, urdhri dyshohet se ka ardhur nga shqiptarë të dënuar për trafik droge, që vuajnë dënimin në Greqi.

Gazeta e arsyeton këtë pretendim me faktin se vrasja e Kasmit lidhet me trafikun e drogës, ku ky i fundit ka qenë i përfshirë.

“Kathimerini” i kushton vëmendje edhe zhvillimeve të deritanishme mbi këtë ngjarje dhe të arrestuarve.

“Një 41-vjeçar i përjashtuar nga forcat e policisë greke u arrestua për vrasjen në Tiranë, të premten. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Avokati i tij mësohet se ka ofruar 10 mijë euro për ta lënë në liri me kusht, kërkesë e cila u refuzua nga zyrtarët shqiptarë”, shkuan “Kathimerimi” për grekun Efthimios Efthimiu, personi i cili akuzohet si ekzekutori i vrasjes.

E përditshmja greke shkruan gjithashtu se tre shqiptarë të tjerë, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari janë arrestuar për vrasjen, teksa policia është në kërkim të një të katërti.

I dyshuari kryesor, shkruan më tej “Kathimerini”, është ish-agjenti special i policisë greke, i larguar nga radhët e saj në 2011-n, pasi rezultonte i implikuar në të paktën 3 raste të trafikut të drogës.

Një ditë më parë, 4 të arrestuarit për vrasjen e Kasmit dolën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata u lanë të gjithë në burg. E njëjta masë, por në mungesë u dha edhe për personin e dyshuar si organizator i vrasjes, Aurel Hoxhallari, i cili vijon të mbetet në kërkim.

Prokurori i çështjes paraqiti në sallë prova që sipas tij faktojnë se vrasja e Devi Kasmit u organizua në bashkëpunim me Aurel Hoxhallarin. Filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë se 41-vjeçari grek ka qenë në vendin e krimit.

Ai më pas është marrë nga një furgon në drejtimin e të cilit ishte Elton Halipaj. Ndërsa Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari kanë krijuar kushtet për të kryer atentatin. Në burg vijon të mbahet edhe Mario Meshini, i cili u arrestua një ditë pas vrasjes, pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë duke u larguar me motor nga vendngjarja.//tvklan.al

Etiketa: burgjeekzekutimgreqiURDHER

Ju sugjerojmë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Bota

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

13 Tetor, 2025 9:40 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 13 tetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025 8:39 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Tetor, 2025 8:37 am
Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Para
“Sëmundja e rëndë ia doli të të mundë përkohësisht, ti do jesh engjëll për ne”, Monika Kryemadhi mesazh ngushëllimi për Luzhiana Abazin

“Sëmundja e rëndë ia doli të të mundë përkohësisht, ti do jesh engjëll për ne”, Monika Kryemadhi mesazh ngushëllimi për Luzhiana Abazin

U kapën me 2.2 kg kokainë, gjykata lë në burg bandën e Shkodrës (emrat)

U kapën me 2.2 kg kokainë, gjykata lë në burg bandën e Shkodrës (emrat)

Njerëzit që shajnë me fjalë të pista, janë më inteligjent. Habit studimi i fundit

Njerëzit që shajnë me fjalë të pista, janë më inteligjent. Habit studimi i fundit

TE FUNDIT

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
13 Tetor, 2025

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa...

Lexo më shumë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
13 Tetor, 2025

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan të gjerë masash për forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në...

Lexo më shumë

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
13 Tetor, 2025

Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit sot dhe nesër, pasi mirëpret Forumin e Investimeve EU-ËB6, me pjesëmarrjen e liderëve...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”
13 Tetor, 2025

Në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 12 tetor, qytetarët i shpërndanë pushtetet lokale në mënyrë të tillë që të mos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com