Nga Selaniku, kryeministri Edi Rama i cilësoi protestat e e një qytetarëah grek kundër ardhjes së tij si fantazma që jetojnë me të shkuarën e Vorio Epirit.
“Vorio Epiri është një term i vdekur. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme”, tha ai.
Ndërkohë media greke Protothema shkruan se protesta u zhvillua nga anëtarët e organizatave nacionaliste.
“Sipas tyre, ata po reagojnë ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë kur ‘shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit’”, ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifas”, thuhet në artikull.