Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalw nw njw dekalarw pwr mediat, ku është shprehur se mediat e huaja i bënë jehonë aksionit opozitar në Kuvend që sipas tij “i çori maskën Ramës”.
“Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, misioni ynë është shembja e diktuarës. Kjo s’ndodh duke ndaluar një votim, por duke treguar të vërtetën. Opozita i tregoi botës se kryeministri shqiptar, që herë vishet me atlete e herë me çitjane, votoi në 4 minuta në rekordin më të turpshëm, buxhetin dhe kjo sepse nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për veten dhe familjen e tij.
Opozita i tregoi botës se Rama i ndalon opozitës të paraqesë ligje. Rama e blindoi si një narkodiktator Parlamentin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj. Kjo jehonë botërore e aksionit opozitar që i çori maskën Ramës”, tha Berisha.