Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat britanike: Shqiptarët po tallen me sistemin tonë të deportimit

2019/01/28 at 3:38 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Mediat britanike: Shqiptarët po tallen me sistemin tonë të deportimit

“Baronët e drogës nga Shqipëria po tallen me sistemin tonë të deportimit, duke u rikthyer për të kryer edhe më shumë krime, pasi janë përzënë. Të gjithë ata që deportohen vendosen në një listë vëzhgimi dhe e kanë të ndaluar që të rifuten në vend…“. Që në hyrje, në një shkrim ekskluziv të publikuar këtë hënë, e përditshmja britanike “Sunday Express” thotë se falë një hetimi, ka mundur të zbulojë raste të shumta, ku kriminelë shqiptarë, përfshirë trafikantë droge të sasive të mëdha, janë rishfaqur në Britani, ndonjëherë edhe brenda po të njëjtit vit që janë dëbuar. Në raste të tjera, ata janë rikthyer disa herë.


Zyrtarët shpresojnë që të paktën një kriminel, i cilësuar si lideri i një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore, që kishte tentuar të fuste me qindra emigrantë të Britani, nuk do të kthehet në Shqipëri, duke ulur kështu mundësinë që të rikthehet sërish në Britani. Bëhet fjalë për Alek Dautin, 31-vjeçarin e ekstraduar të premten në Belgjikë, ku do të vuajë dënimin me 10 vjet burg, të marrë në mungesë në Dhjetor.

Banda e Dautit, sipas asaj që shkruan “Sunday Express”, përdorte kamionistë të korruptuar për të trafikuar meshkuj, femra e fëmijë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndonjëherë duke përdorur kamionë frigoriferikë.

Javën e shkuar, policia në Blackpool tha se dy shqiptarë përballen me deportim, ndërsa një tjetër ndodhet në arrati, pasi autoritetet bastisën një fabrikë kanabisi në këtë qytet.

Një tjetër shqiptar, 25-vjeçari Esmerald Çuni, u dënua për përdorim të dokumenteve false greke të identitetit, nga Gjykata e Hull në Nëntor. Ai u gjet me drogë me vete, ndërsa shenjat e gishtërinjve treguan identitetin e tij të vërtetë. Çuni u gjet ilegalisht në Britani në 2015-n dhe u deportua, por u rikthye sërish. Këtë herë ai u kap me dokumente false dhe u fut në burg.

Pikërisht këtë problem të shtruar nga media britanike, rikthimin e kriminelëve të dëbuar në Britani e mbështet edhe deputeti konservator Philip Hollobone, i cili shprehet: “Kontrollet aktuale në kufijtë tanë janë dukshëm jo të duhurat për të parandaluar krimin shqiptar në rrugët tona. Ndonëse po merren masa, ato nuk janë efektive”.

Shumë shqiptarë futen ilegalisht në Britani të fshehur nëpër kamionë që vijnë nga vende të Bashkimit Europian. Kur mbërrijnë atje, ata punojnë kryesisht nëpër lavazhe. Shumë prej tyre gjejnë zgjidhje tek trafikantë për të marrë mjete identifikimi false nga vende të BE.

“Express” thotë se një pjesë e madhe e atyre që janë në gjendje të rikthehen sërish në Britani janë pjesë e bandave të drogës, të Mafias Shqiptare, për të cilët Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kontrollojnë tregun e kokainës në Britani, për shkak të lidhjes së tyre direkte me kartelet kolumbiane të drogës, ashtu sikurse edhe kultivimin e kanabisit në shtëpi.

Media britanike rendit disa raste të shqiptarëve, të cilët janë rikthyer disa herë në këtë shtet.

Një trafikant droge shqiptar u deportua tre herë, por arriti të kthehej sërish në Britani për të katërtën herë, kur u gjet me 1 kilogramë kokainë, me vlerë 26 mijë paund dhe me 14 mijë paund kesh në shtëpinë e tij në Weedon, Northamptonshire.

42-vjeçari Baksim Bushati u deportua 3 herë mes 2005-s dhe 2013-s, por vijoi të rikthehej. Ai u dënua me 7 vjet burg për drogën e gjetur në 2014-n dhe do të deportohet sërish në Shqipëri.

Çlirim Malecaj, 32-vjeç, u dënua me 6 vjet burg në 2015-n, për rolin e tij në një bandë prej 20 shqiptarësh që përmbytën Manchesterin me kokainë. Në gjykatë u zbulua se ai kishte qenë edhe më herët i dënuar për një akuzë të ngjashme, ishte deportuar, por ishte rikthyer dhe kishte ushtruar sërish të njëjtin ‘profesion’.

Luis Gjergji, 34-vjeç, u arrestua nga NCA në Dunstable, Bedfordshire me 2 kilogramë kokainë dhe 42.200 paund në makinë. Teksa doli para gjykatës së Luton u zbulua se kjo ishte hera e dytë nën akuzë dhe në 2012-n ishte dënuar me 6 vjet burg për tentativën për të futur heroinë me vlerë 190 mijë paund nëpërmjet Dover-it. Ai u deportua, por u rikthye. Në Nëntor të 2014-s, ai u burgos për herë të dytë, për 13 vjet.

Dorian Puka, 24-vjeç, u kikthye në Britani pa mbushur ende vitin nga dëbimi. Vitin e shkuar ai u dënua nga gjykata e Kingston me 3 vjet e gjysmë burg për vjedhje.

Vehbi Shira u deportua fillimisht në Shqipëri në moshën 15-vjeçare, pasi u gjet duke punuar në një lavazh në Croydon, në 2015-n. Ai u deportua dy herë në 2016-n, por arriti të rikthehej dhe u kap me disa kilogramë kokainë dhe letra identifikimi portugeze false në Shtator të 2017-s. Këtë herë Shira u dënua me 3 vjet e 10 muaj burg dhe u deportua Korrikun e vitit të shkuar.

Duke folur për “Express”, një zyrtar i Home Office tha se Ballkani Perëndimor është një rajon të cilit po i jepet një vëmendje e madhe, duke punuar me qeveritë përkatëse për të rritur bashkëpunimin me qëllim kapjen e kërcënimeve të përbashkëta.

“Shtetas të huaj, të cilët kryejnë krime, duhet të deportohen me domosdoshmëri. Që prej 2010-s kemi hequr rreth 45,800 persona. Oficerët e Forcës Kufitare janë të trajnuar në mënyrë rigoroze për të dalluar dokumentet jo të rregullta, ndërsa portat tonë ePassport janë të pajisura me detektues të falsifikimeve dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës”.

Ndërsa një zyrtar i NCA u shpreh se bandat kriminale shqiptare po zgjerojnë influencën e tyre.

“Londra është baza e tyre, por ata po vendosën nëpër të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Grupet e organizuara shqiptare janë të zotë për të krijuar lidhje me grupe të tjera. Kemi kryer mjaft hetime ku përfshihen shtetas shqiptar, kjo ka kontribuuar për të kuptuar më mirë grupet nga Ballkani Perëndimor”./tvklan.al

Etiketa: deportimrikthimshqiptar


Ju sugjerojmë

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë
Aktualitet

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

3 Shtator, 2025 11:37 am
Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës
Aktualitet

Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës

3 Shtator, 2025 11:25 am
Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Para
Lajm i fundit/ Terror në bankë, grabitësi futet me armë në dorë

Lajm i fundit/ Terror në bankë, grabitësi futet me armë në dorë

Dyshimet/ Kush i urdhëroi vrasjet e shqiptarëve në burgun grek?

Dyshimet/ Kush i urdhëroi vrasjet e shqiptarëve në burgun grek?

Vlorë, dallgë deri në 8 ballë, pezullohet lundrimi

Vlorë, dallgë deri në 8 ballë, pezullohet lundrimi
















TE FUNDIT

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
3 Shtator, 2025

Ditën e sotme  kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi  nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”, Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale
3 Shtator, 2025

Një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në Mitrovicën e Veriut, të martën në...

Lexo më shumë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
3 Shtator, 2025

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti...

Lexo më shumë

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
3 Shtator, 2025

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten e 11 shtatorit 2025. Agjenda e kësaj mbledhje të rëndësishme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com