Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat britanike për dezertimin e 4 komandove shqiptarë: Do përballen me 5 vjet burg

2017/11/18 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat britanike për dezertimin e 4 komandove shqiptarë: Do përballen me 5 vjet burg

Lajmi për dezertimin e 4 komandove shqiptarë në Angli, është pasqyruar edhe në mediat britanike, të cilat përveç informacionit rreth tyre, detaje rreth trajnimit që po kryenin në Britani, sjellin në vëmendje edhe kushtet në të cilat punojnë ushtarakët në vendin tonë.


Kështu, në një shkrim të sajin, e përditshmja “The Sun”, thotë se katër komandot shqiptarë dyshohet se po fshihen, pasi u zhdukën në një mision trajnues në Britani.

Detajet e zhdukjes së tyre muajin e shkuar, nuk u bënë publike, teksa policia dhe Ministria e Mbrojtjes kishte nisur një hetim për ta, thekson “The Sun”.

Reni Ajazi

Por ushtarakët, të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Kleviz Lamkaj, besohet se po fshihen në një komunitet shqiptar në vend.

Më tej, The Sun sjell në vëmendje se ata përballen me mbi 5 vjet burg për akuzën e dezertimit.

“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme”.

Një burim nga Forcat e Armatosura Shqiptare për median britanike tha: “Drejtuesit e lartë janë të revoltuar. Familjet e tyre janë marrë në pyetje dhe hetimet po zhvillohen në Britani dhe Shqipëri”.

Aleksandër Shkulaku

Në trajnimin në fjalë, të drejtuar nga Brigada e 160 – të e Këmbësorisë më bazë në Brecon dhe zyrë qendrore në Uells, morën pjesë 139 skuadra nga e gjithë bota, të cilët konkurronin në sfida të ndryshme. Ndër to përfshihej edhe një marshim 60 kilometra përreth maleve.

Shqiptarët në arrati, shkruan The Sun, veteranë të luftës në Afganistan thuhet se janë pjesë e komandove elitë. Ata fitonin 220 paund (rreth 330 mijë Lekë) në muaj.

E përditshmja britanike sjell në vëmendje edhe një status në rrjetet sociale të ish – drejtuesit të Forcave Speciale Shqiptare, Dritan Demiraj, i cili e konsideroi sjelljen e ushtarakëve të papranueshme.

“E di që nuk janë paguar mirë dhe punojnë në kushte të vështira, por ajo që bënë është totalisht e pa justifikueshme. Ata udhëtuan drejt Britanisë për të përfaqësuar Shqipërinë në një trajnim ushtarak dhe unë u bëj thirrje që të rikthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”./tvklan.al

Etiketa: 4 komandot shqiptareAleksandër ShkulakudezertimiReni Ajazi


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

25 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet

25 Maj, 2025 8:00 am
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Para
Selena dhe Justin po e marrin shumë seriozisht lidhjen, çifti më i afërt se kurrë

Nuk fshihen më, kapen duke u puthur Justin Bieber dhe Selena Gomez

Liberalizimi i vizave, Presidenti Meta: Jemi nën monitorimin e BE-së

Liberalizimi i vizave, Presidenti Meta: Jemi nën monitorimin e BE-së

Kastro Zizo shpërthen ashpër ndaj organizatorëve të festivalit të RTSH: Zarfaxhinj të vegjël, po përdhosin artin

Kastro Zizo shpërthen ashpër ndaj organizatorëve të festivalit të RTSH: Zarfaxhinj të vegjël, po përdhosin artin
















TE FUNDIT

Pse kujtesa është bërë çelësi kryesor i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?

Pse kujtesa është bërë çelësi kryesor i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?
25 Maj, 2025

Kompanitë që merren me inteligjencën artificiale po përballen me një sfidë me të cilën njerëzit janë përballur që nga ekzistenca...

Lexo më shumë

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer
25 Maj, 2025

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer. Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
25 Maj, 2025

Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet

Horoskopi, 7 shtator 2023
25 Maj, 2025

Dashi Ajo që po përjetoni është një fundjavë plot energji. Marrëdhëniet romantike gjatë këtyre orëve në fund të majit mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com