Gazeta serbe “Kurir” ka si kryeartikull: Mafia shqiptare ka tentuar të vrasë Cecën. Agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë që ishin përpjekur të vrisnin në Kopenhagen këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish- bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan, shkruan kjo gazetë.
Ceca udhëton të premten për në Danimarkë dhe sipas gazetës serbe, do të jetë nën mbrojtjen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë. Nuk dihet sa i vertetë është ky lajm, ajo që dihet është media serbe nuk e ndal revanshin ndaj shqiptarëve.