Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media në Shqipëri përballë sfidës së pavarësisë dhe keqinformimit

2021/12/10 at 8:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Media në Shqipëri përballë sfidës së pavarësisë dhe keqinformimit

Media në Shqipëri po përballet me disa sfida, si varësia nga politika, çensura, autoçensura, keqinformimi, si dhe fiancimi nga burime të dyshimta. Studiues të kësaj fushe dhe gazetarë fitues të çmimeve të BE-së për gazetari investigative, konstatojnë me keqardhje, se këto fenomene kanë e dëmtuar lirinë e shprehjes.


Çmimi Nobel për Paqen, që iu dha dy gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, është motivim dhe frymëzim për të gjithë ata gazetarë që besojnë se gazetaria nuk është thjesht një profesion, por një mision publik.

Çmimi Nobel i Paqes që iu dha nga Komiteti Norvegjez i Nobelit gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, shihet nga ekspertë të fushës si konfirmim i nevojës për informacion të besueshëm në rang global. Ata u vlerësuan për përpjekjet e tyre në mbrojtje të lirisë së shprehjes, si një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme. Ky çmim merr një rëndësi të veçantë edhe në Shqipëri, ku sfidat e medias, sipas studiuesve, janë të shumëfishta, si varësia nga politika, ndikimi i bizneseve, financimi nga burime të dyshimta, apo dhe vetë qëndrueshmëria e tyre.

“Mendoj që një nga sfidat më të mëdha sot është keqinformimi. Sot ne përballemi me një bombardim informacioni nga të gjitha anët, pra në ndryshim nga 10 apo 5 vjet më parë, sot informacioni vjen te ne nga shumë burime të ndryshme, dhe jo të gjitha kategoritë ose anëtarë të audiencës ose publikut e kanë mundësinë, që ta verifikojnë ose filtrojnë informacionin që ata marrin”- tha për Zërin e Amerikës Elira Çanga studiuese e medias, Programi Humphrey, Universiteti i Arizonës.

Në Shqipëri, në skenën mediatike. ka afërsisht 45 televizione, 55 radio, rreth 800 portale on line, 11 mediaprint, 3 platforma dixhitale, dhe rreth 5100 punonjës. Por me gjithë këtë larmi të mjeteve të informimit, gazetarët vënë re se ka një rënie të cilësisë së informimit. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, që synon t’u krijojë gazetarëve të rinj një hapësirë, sidomos për gazetarinë investigative ka vënë re që prej krijimit në vitin 2017, se gazetarët e rinj nuk e gjejnë vetën në tregun mediatik.

“Ne sot shohim që diplomohen mbi 100 apo 200 studentë gazetarie çdo vit dhe nga studimet dhe anketimet që kemi bërë, shumica duan të përfundojnë ose në (PR), marrëdhënie me publikun, ose në televizion. Askush nuk përpiqet të bëjë gazetari të formatit të gjatë, gazetari hulumtuese, gazetari investigative apo dhe gazetari analitike të fushave të ndryshme. Dhe problemi qëndron te fakti që ata kanë pritshmëri të tilla sepse nga vetë sistemi nuk përfitojnë ndonjë gjë që të rriten në karierë apo të rrisin kapacitetin e tyre”- u shpreh për Zërin e Amerikës Redon Hoxha, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore .

Ekspertë të fushës thonë se vetë modeli i mediave që zotërohen nga pronarë të cilët kanë parësorë biznese të tjera që shpesh lidhen me prokurime publike, i bën ato lehtësisht të kërcënueshme financiarisht nga pushteti politik. Studiuesja Luljeta Progni, fituese e çmimit të BE-së për gazetari investigative këtë vit, thotë se po punon për një studim mbi historikun e medias në Shqipëri dhe sjell këtë shembull.

“Është një kohë impresionuese që kulmon në vitet ’30 dhe jam mahnitur nga shumë prej emrave që kemi dëgjuar dhe lexuar, por kur fillon dhe i studion thellësisht, aty gjen dhe disa detaje. Shumë prej tyre shkrijnë gjithçka patën, pasuritë, dhanë shpirtin e tyre për të ndërtuar media, ata ishin pronarë të medias së tyre. Mit’hat Frashëri, Faik Konica, Nebil Çika, figura shumë të rëndësishme, ndërsa sot ndodh e kundërta. Ndodh që pronarët e mediave përfitojnë nga mediat e tyre” – tha për Zërin e Amerikës Luljeta Progni, fituese e fituese çmimit të BE-së për gazetari investigative, 2021.

Klodiana Kapo e Faktoje.al thotë për Zërin e Amerikës se gazetarët hasin në mjaft vështirësi për të marrë informacion në kushtet kur rreth 90% e informacioneve atyre u serviret i gatshëm nga zyrat e shtypit të institucioneve publike.

“Situata ka ardhur gjithmonë e duke u kontrolluar nga zyrat e shtypit dhe nga institucionet publike, duke e bërë dhe më të vështirë punën e një gazetari i cili kërkon të qëmtojë fakte apo të verifikojë situata, deklarata dhe çështje që janë të rëndësishme. Fakti që gazetarët po vazhdojnë të sulmohen dhe puna e tyre është gjithmonë dhe më e vështirë, tregon që sistemet e qeverisjes kanë probleme që duan t’i fshehin apo të mos i tregojnë ashtu siç janë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Klodiana Kapo, drejtuese e Faktoje.al.

Studiuesja e medias Elira Çanga shprehet se ka disa oaze shpresëdhënëse në Shqipëri, të një gazetarie cilësore të mbështetura nga organizata joqeveritare, ambasada të vendeve perëndimore dhe donatorë të huaj.

“Unë kam qenë për dy vite rradhazi në jurinë e krijuar për të dhënë çmime për gazetari investigative në Shqipëri. Shoh që ka shumë materiale të mira dhe gazetarë të rinj, që e bëjnë me dëshirë këtë punë. Hapat e tyre të parë janë shumë të mirë dhe ka një mbështetje. Unë do të thosha që ka oaze të gazetarisë dhe medias së pavarur në Shqipëri, puna është që ne duhet t’i mbajmë dhe t’i motivojmë”- vijoi Elira Çanga studiuese e medias, Programi Humphrey, Universiteti i Arizonës.

Studiuesja Canga thotë se dy gazetarët që u vlerësuan me çmimin Nobel për paqen, Ressa dhe Muratov përfaqësojnë një komunitet me 46 gazetarë të vrarë vetëm këtë vit dhe 1636 në 20 vitet e fundit. Kjo sipas saj tregon se sa e vështirë është situata e gazetarëve në të gjithë botën, dhe se sa rëndësi ka roli i tyre. Në Shqipëri, ky çmim shihet në rradhët e komunitetit të gazetarëve si motivim dhe frymëzim, dhe si një qiri shprese për të gjithë ata që besojnë se gazetaria nuk është thjesht një profesion, por një mision publik.

Etiketa: keqinformimmediatshqiperi


Ju sugjerojmë

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin

27 Gusht, 2025 1:03 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Politikë

Avokatët e Erion Veliaj: Po i pengohet e drejta për një mbrojtje të barabartë

27 Gusht, 2025 12:53 pm
Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë
Bota

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë

27 Gusht, 2025 12:20 pm
Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
Rajoni

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

27 Gusht, 2025 12:03 pm
Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

27 Gusht, 2025 11:53 am
Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryesore

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

27 Gusht, 2025 11:39 am
Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe
Rajoni

Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

27 Gusht, 2025 11:26 am
Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale
Aktualitet

Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale

27 Gusht, 2025 11:03 am
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

27 Gusht, 2025 10:51 am
Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive

27 Gusht, 2025 10:26 am
Para
Dëborë në Dardhë, Balluku inspekton rrugët: Janë të gjitha të kalueshme

Dëborë në Dardhë, Balluku inspekton rrugët: Janë të gjitha të kalueshme

Gjermania  bën të detyrueshme vaksinimin për personelin mjekësor

Gjermania bën të detyrueshme vaksinimin për personelin mjekësor

Shqipëri, gjatë 2021 u rritën sipërfaqet me marijuanë

Shqipëri, gjatë 2021 u rritën sipërfaqet me marijuanë
















TE FUNDIT

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin
27 Gusht, 2025

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik...

Lexo më shumë

Avokatët e Erion Veliaj: Po i pengohet e drejta për një mbrojtje të barabartë

Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
27 Gusht, 2025

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë së Posaçme për t’i refuzuar një kopje...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë
27 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur sërish poshtë mundësinë e ndonjë takimi të afërt mes udhëheqësve rusë...

Lexo më shumë

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
27 Gusht, 2025

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com