Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media meksikane shkruan për grupin mafioz që nisi kokainën nga Kolumbia

2018/03/02 at 2:48 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
614 kg kokainë në Maminas, reagon Vlahutin dhe Lu

Mediat meksikane kanë publikuar detaje rreth operacionit të së enjtes ku u sekuestruan 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, si dhe për klanin e narkotrafikut i cili kishte nisur ngarkesën nga Kolumbia.


Portali meksikan online “Sipse” ka publikuar detaje për kartelin e drogës që nisi ngarkesën me 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Shqipëri. Duke raportuar sekuestrimin e sasisë së drogës në Portin e Durrësit, “Sipse” shkruan se operacioni I policisë ishte i koordinuar me Armatën Kombëtare të Kolumbisë, agjenci ndërkombëtare dhe policinë shqiptare. Në shkrim ndër të tjera theksohet se ngarkesa me drogë ka kaluar në disa porte europiane para se të mbërrinte në portin shqiptar ku dhe u zbulua. Informacionet e dhëna nga agjencitë e ndryshme ndërkombëtare i mundësuan policisë shqiptare që të kryente aksionin.

Kokaina e sekuestruar i përket një strukture të narkotrafikut e cila është e lidhur me “Klanin e Gjirit”, që ka lidhje me porte të ndryshme në Europë në vendet ku dërgojën drogën. Falë këtij sekuestrimi u evitua që më shumë se 37 milionë dollarë, vlera e drogës në tregun e zi ndërkombëtar, të shkonin në arkat e këtij grupi të paligjshëm.

Nga operacioni u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Ndërkohë policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë dhe ka hapur një hetim me homologët në Europë për të identifikuar e arrestuar persona të tjerë në lidhje me ngjarjen.

Pronësinë e kësaj sasie droge e konfirmon në një njoftim në faqen e saj zyrtare edhe Armada Kolumbiane.

Por kush është El Clan del Golfo?

El Clan del Golfo, dikur i quajtur Los Urabeños apo Clan Úsuga ose Autodefensas Gaitanistas de Colombia, është një grup i armatosur kolumbian, milici, që merret me trafikun e drogës, i përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian.

Ai konsiderohet si një prej grupeve më të pushtetshme në Kolumbi, me më shumë se 3 mijë anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës. Të ardhurat kryesore të këtij grupi vijnë nga trafiku i drogës.

Ndërkohë, në njoftimin e saj për sasinë e drogës së kapur në vendin tonë, Armada Kolumbiane thotë se operacioni u zhvillua falë bashkëpunimit mes Armadës, agjencive ndërkombëtare dhe Policisë Shqiptare.

“Gjatë një operacioni të koordinuar, ku morën pjesë Armada Kombëtare e Kolumbisë, agjencitë ndërkombëtare dhe Policia Shqiptare, u sekuestruan 613 kilogramë kokainë, në Portin e Durrësit në Shqipëri”.

“Ngarkesë, e cila u zbulua falë shkëmbimit të informacioneve në kohë të agjencive pjesëmarrëse, që i dhanë mundësinë Policisë Shqiptare për të planifikuar një operacion, për të kontrolluar kontenierin në pronësi të një kompanie shqiptare, në momenti që mbërriti në port”.

Më tej në njoftim sqarohet se droga ishte nisur nga Kolumbia në mes të muajit Janar me një anije dhe kishte kaluar në disa porte europiane, përpara se arrinte në portin shqiptar.

Armada Kolumbiane është forca detare e Ushtrisë Kolumbiane. 

 

Etiketa: 613 kghgrupi mafiozekokainekolumbia


Ju sugjerojmë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

3 Tetor, 2025 9:25 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

3 Tetor, 2025 9:21 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 tetor 2025

3 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 tetor 2025

3 Tetor, 2025 7:50 am
Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
VIDEO/ Kambisti rrëfen tmerrin: Më zunë frymën, më lidhen, grabitësit morën paratë dhe telefonat

VIDEO/ Kambisti rrëfen tmerrin: Më zunë frymën, më lidhen, grabitësit morën paratë dhe telefonat

Do të lumturoheni kur të mësoni se këto pozicione në seks kanë ndikim të madh edhe për një tjetër gjë

Do të lumturoheni kur të mësoni se këto pozicione në seks kanë ndikim të madh edhe për një tjetër gjë

Paketa “Për një familje të shëndetshme”, 8 analiza për ju dhe fëmijët në Spitalin Amerikan 4000 lekë

Paketa “Për një familje të shëndetshme”, 8 analiza për ju dhe fëmijët në Spitalin Amerikan 4000 lekë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
3 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve...

Lexo më shumë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
3 Tetor, 2025

Policia e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Rrjeti”, i cili...

Lexo më shumë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
3 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja...

Lexo më shumë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
3 Tetor, 2025

Një shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e kompanisë Chevron në zonën El Segundo, pranë aeroportit ndërkombëtar, ka shkaktuar një zjarr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com