Agjencia e greke e lajmeve ANA-MPA, ka publikuar lajmin ku thuhet se qeveria Rama ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin i cili parashikonte konfiskimin e pronave që u takon minoritetit grek në Shqipëri.
Duke iu referuar burimeve të ministrisë së Jashtme greke, agjencia e lajmeve ANA-MPA shprehet se mesazhi i kryeministrit grek Alexis Tsiparas ishte i qartë për politikën shqiptare në lidhje me respektimin e të drejtave dhe pronave të minoritetit grek.
Sipas ANA-MPA, problemet me minoritetin grek do të dëmtojë perspektivën e evropiane të Shqipërisë.
“Mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave. Mbetet për tu parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë”.
“Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat”, mbyll artikullin agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA. Opinion.al E.Xh.