Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media gjermane shkruan për drogën shqiptare: Kanabisi është këtu, tek Politika

2017/11/15 at 8:01 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Media gjermane shkruan për drogën shqiptare: Kanabisi është këtu, tek Politika

Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, e nxitur nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur. Nën presionin e BE-së, qeveria i ka shpallur luftë mafies së kanabisit. Me sukses?


Nga: Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann

Lufta kundër mafies së marihuanës në Shqipëri

Në Shqipëri njerëzit janë të varfër në shumë zona, standardi i jetesës është jashtëzakonisht i ulët, gjithçka mungon. Dhe ndërkohë në Shqipëri janë krijuar në pak vite edhe shtresa, ku mbizotëron një luks i jashtëzakonshëm. I financuar nga një industri e paligjshme miliarda dollarësh.

“Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave: paratë që shumë emigrantë transferojnë tek familjet e tyre dhe, së dyti, paratë nga ekonomia e zezë, e cila është fituar sidomos përmes kontrabandës”.- Artan Hoxha, gazetar.

Kryeministri fillon ofensivën e parë

Marihuana e konfiskuar: Fuqia e mafias së kanabisit është e pafundme. Por kjo duhet së shpejti të mbarojë – kur flitet për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka qeverisur që nga viti 2013 dhe ka njoftuar zyrtarisht se do ta “pastrojë”. Që në qershor 2014, ka pasur një konfrontim të parë të hapur midis shtetit dhe mafies – në Lazarat, një fshat në jug të vendit. Pas pesë ditëve rrethimi, policia kapi më shumë se 70 ton marihuanë dhe shkatërroi 133.000 bimë. Policia bëri dhjetëra arrestime. Aksioni u zhvillua pak përpara vendimit të BE-së, nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat.

Lazarati u shkatërrua, por prodhimi i drogës vazhdon të shtohet

Natyrisht, bosët e drogës nuk u kapën gjatë atij aksioni vetëm disa fermerë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit, përfunduan në burg. Vendi i quajtur Lazarat – i etiketuar më media si qendra e kanabisit – është i shkatërruar sot. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë – tashmë 14 për qind. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, qëllimi i zvogëlimit të ndjeshëm të tregut të drogës qartësisht nuk ka patur efekt. Prodhimi i kanabisit vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi – përsëri nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive, mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë. Një punë e vështirë.

Gomonet e shpejta në veprim në Adriatik

Vetëm në muajt e parë të 2017, rreth 20 ton marihuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Më shumë se sa në vitin 2016 në rajonin e Pulias. Kjo është merita e një njësie prej 200 agjentësh të Guardia Di Finanzia të armatosur rëndë, të cilët janë duke kontrolluar detin në kërkim të gomoneve të kontrabandistëve.

Mbikëqyrja ajrore nga policia shqiptare

Disa muaj më parë, policia shqiptare filloi gjithashtu mbikëqyrjen ajrore – por me mjete shumë të varfra. Veçanërisht në zonat e thella, malore, kultivohet kanabis. Këto parcela mund të zbulohen vetëm nga ajri. Pas rizgjedhjes së suksesshme qershorin e kaluar, Kryeministri Rama dëshiron që më në fund të pastrojë biznesin ilegal të drogës. 2017 duhet të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si viti, ku mafia e kanabisit u ndërpre.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Për të pastruar institucionet nga korrupsionit do të thotë t’i modernizosh ato, besoj se njerëzit sillen ndryshe në sisteme të ndryshme dhe gjithmonë përdor një shembull: Asnjë shqiptar që jeton në Gjermani nuk mund të imagjinojë të dilte nga shtëpia, te merrte makinën dhe ta ngiste atë pa vënë rripin e sigurisë. – Por këtu, ishte normale që ne të shihnim gjermanët të vozisnin pa rrip, prandaj është e rëndësishme të zhvillohet një sistem, ku njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre.

Hetimet serioze?

E gjitha duket si një ofensivë e madhe. Por jo të gjithë besojnë në seriozitetin e tyre. Çdokush që tentoi të lutojë me zell kundër mafias së drogës, i krijoi shumë telashe vetes duke vuajtur pasoja të rënda nga vetë trejtuesit e policisë dhe madje edhe janë detyruar edhe të largohen nga Shqipëria në fund – ashtu si agjenti shqiptar i anti-drogës Dritan Zagani, i cili ishte vënë pas një gjurme të nxehtë të disa kontrabandistëve të mëdhenj të kanabisit. Tani ai jeton në Zvicër, ku ka kërkuar azil. Kjo sugjeron që edhe oficerë të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e drogës.

“Shtëpia ime është kontrolluar, kanë konfiskuar materiale pune: kamera, kompiuteri që i përkiste familjes time, me të cilin punonin fëmijët e mi. Është kontrolluar për pajisjet elektronike, të tilla si USB, pajisje regjistrimi, gjithçka kam pasur, edhe telefonat mi kanë konfiskuar. Deri më sot mua nuk më kanë kthyer asgjë. Gjithçka arriti deri në atë pikë sa familja ime ndihej e kërcënuar dhe duhej të frikësohesha për jetën e tyre, ky ishte fundi për mua. Tre fëmijët e mi janë më të rëndësishëm se jeta ime, puna ime dhe gjithçka tjetër në botë. Për t’i mbrojtur ata është detyra ime njerëzore.”  – Dritan Zagani, ish-oficer i antidrogës.

Bimët e kapura të kanabisit digjen në terren

Megjithatë, plani më i fundit i veprimit i qeverisë duket se ka pasur sukseset e para. Fotot e fundit të ajrit tregojnë hapësira më të vogla të kultivimit të kanabisit. Por kjo – një skenë tashmë e njohur – është më tepër për shkak të stoqeve të mëdha të mafies. Pra, policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më të dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësist (bosët). Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme.

Artan Hoxha, gazetar: “Fakti që policia shqiptare, greke dhe italiane nga janari deri në mes të majit çdo ditë kanë një mesatare prej një ton kanabis të konfiskuar, tregon shkallën e vërtetë të kultivimit në vitin e kaluar. Është gjithashtu interesante të thuhet, se pavarësisht nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur, çmimi nuk është rritur. Kjo do të thotë se sasia e kanabisit që shkon drejt Bashkimit Evropian mbetet e rëndësishme.”

Një problem politik

Kanabisi dhe Shqipëria – kjo është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, kanabisi është këtu, tek Politika.

“Kanabisi ka lindur në Shqipëri, si një problem politik, ishte një problem politik dhe kishte mbështetje politike. Në varësi të kalkulimeve politike, ajo është kundërshtuar ose toleruar. Zhvillimet gjatë vitit e kaluar dëshmojnë edhe një herë se kanabisi është i lidhur fort me politikën. Kjo do të thotë, ‘nëse në Shqipëri u prodhuan sasi të mëdha të kanabisit vitin e kaluar, kjo është për shkak se situata politike lejoi këtë fenomen”. – Artan Hoxha, gazetar.

Nga: http://www.br.de

 

Etiketa: kanabisimedia gjermanepolitika


Ju sugjerojmë

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
Aktualitet

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

26 Korrik, 2025 9:56 am
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

26 Korrik, 2025 9:47 am
“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
Aktualitet

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

26 Korrik, 2025 9:30 am
Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius
Bota

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 8:57 am
Von der Leyen për anëtarësimin e Ukrainës në BE: Ju i përkisni familjes evropiane
Bota

Afër zgjidhjes? Von der Leyen planifikon të takohet me Trump

26 Korrik, 2025 8:40 am
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

26 Korrik, 2025 8:28 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

26 Korrik, 2025 8:13 am
Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Para
Presidenti Meta merr si këshilltar për sigurinë ish-kreun e SHISH

Presidenti Meta merr si këshilltar për sigurinë ish-kreun e SHISH

Pesëmbëdhjetë viktima, 17 të lënduar e disa të zhdukur në Greqi

Pesëmbëdhjetë viktima, 17 të lënduar e disa të zhdukur në Greqi

Nicole Scherzinger, në super formë falë David Beckham

Nicole Scherzinger, në super formë falë David Beckham
















TE FUNDIT

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
26 Korrik, 2025

Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër shtetas, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër,...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
26 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ditën e sotme ulëseve të tyre në përpjekjen...

Lexo më shumë

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
26 Korrik, 2025

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata...

Lexo më shumë

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius
26 Korrik, 2025

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com