Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media e ndryshuar! Sot të gjithë gazetarë

2016/01/05 at 10:38 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Media e ndryshuar! Sot të gjithë gazetarë

Nga Blendi Fevziu –


Preç Zogaj ishte ulur në të vetmen karrige të zyrës, përpara një tavoline të vjetër me makinën e shkrimit që trokiste nën gishtat e tij. Frrok Cupi qëndronte përkulur mbi tavolinën e dytë, që përbënte gjithë objektet e zyrës modeste. Korrigjonte disa fletë me shkrim dore që vetëm zoti e di se si arrinte t’i lexonte. Njerëz kuriozë hynin e dilnin dhe pyesnin për gazetën, pa llogaritur Berishën, Pashkon e Imamin që kishin sjellë edhe përshëndetjet apo shkrimet e tyre. Këto janë pak a shumë imazhet që më janë ngulitur në kujtesë mëngjesin e datës 4 Janar 1991, 25 vjet më parë, kur së bashku me 3 studentë të tjerë, Ben Blushin, Armand Shkullakun dhe Dritan Kabën po ndihmonim në botimin e të parës gazetë opozitare në Shqipëri pas thuasje 70 vitesh, Rilindjen Demokratike. Gazeta doli të nesërmen dhe vështirë që në historinë e shtypit shqiptar një tjetër organ apo media të ketë pasur suksesin e saj. Rradhët përpara librarive ishin zgjatur ende pa gdhirë. Gazeta shtypi 60 mijë kopje dhe u shit në pak minuta. Numrin e dytë u shtyp në 100 mijë dhe brenda paradites nuk kishte asnjë kopje në treg. Shqiptarët ishin të etur për të vërtetën dhe gazeta po tentonte t’ua sillte atë.

Në këto 25 vite ka qëlluar të jem pjesë e themelimit të shumë gazetave apo mediave të tjera. Kam punuar në vende ku puna ishte kënaqësi dhe inspirim apo në vende ku shpesh shihej si betejë. 25 vite më parë nuk dinim thuajse asgjë për median. Mësuam duke punuar ose më mirë mësuam duke gabuar. Ditën që u ula për të shkruajtur reportazhin e numrit të parë të RD thuajse nuk e dija çfarë ishte gazetaria e vërtetë. Gazetarët që njihja ishin ata të rubrikave kulturore. Nuk dinim çfarë ishte politika dhe as si funksiononte ajo. Liria ishte i vetmi dimension që na ndihmoi dhe dëshira për t’i thënë gjërat ashtu siç qenë.

25 vjet më pas kam pyetur shpesh veten nëse e kemi kryer detyrën tonë ashtu siç duhet? Nëse kemi qenë aq të drejtë sa ditën e parë kur nisëm këtë profesion pa menduar që ky do të ishte profesioni i jetës!? Vështirë t’i jap kësaj pyetjeje një përgjigje të saktë. Difektet e shtypit janë sot difektet e gjithë shoqërisë shqiptare. Ka ecur krah për krah me gjithë pjesët e tjera të saj pa qenë as më e mira, por as më problematikja. Vetëm se sot ka një ndryshim të madh dhe ky është një ndryshim madhor. Sot nuk ka më monopol të shtypit.

Nuk ka editorë që zgjedhin të botojnë apo mos botojnë një lajm apo një koment. Padyshim që ka edhe të tillë, por nuk kanë më vlerë. Sot media ka një koncept shumë më të gjerë dhe më inovator.

Sot media është edhe YouTube ku gjithkush mund të postojë gjithçka. Dhe të gjithë ta shohin.

Sot media është edhe Facebook, edhe Tëitter, madje edhe Instagrami ku kushdo mund të postojë foto, shkrime, qëndrime apo denoncime. Pa e ndalur dot askush dhe pa i bërë presion.

Sot ka media on line të tipit jo klasik, pra blogje e portale që kanë më shumë lexues se sa mediat tradicionale. Dhe që padyshim ushtrojnë në opinionin publik shumë më tepër ndikim se sa mediat e kontrolluara.

Sot padyshim, edhe për hir të kësaj lirie dhe mungese editimi, ka shumë më tepër abuzim me median. Ka më shumë lajme false, shfryrje mërish dhe denigrime pa shkak. Ka më tepër vrer se sa dikur, por të gjitha këto janë pjesë e këtij ndryshimi të madh. E verteta nuk fshihet dhe ngjit, fallsiteti dhe shpifja japin kosto të përkohshme.

Teknologjia dhe interneti i kanë dhënë një tjetër kuptim sot medias, një kuptim që 25 vjet më parë, asnjë nga ne nuk mund ta parashikonte. E kanë bërë atë më të hapur dhe kanë kontribuar që gjithkush të ketë pjesën e tij në misionin e gazetarit. Por çdo gjë ka një fillesë. Dhe sa herë mundohem ta sjellë nëpër mend atë, kujtoj atë ditë të 4 Janarit 1991, kur pak njerëz u nisën të krijojnë gazetën e parë opozitare në Shqipëri. Për t’i dhënë zë atyre që kishin heshtur me dekada, por për t’i dhënë zë dhe forcë edhe atyre që do vinin më pas…

Blendi Fevziu

(Fotoja që shoqëron shkrimin është marrë nga një filmim i kameramanit Agim Buxheli mëngjesin e herët të 5 Janarit 1991 në shtypshkronjën ku sapo u botua gazeta RD)



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Deputetët, 55 mijë euro shpenzime për dreka. Ja dokumenti

Deputetët, 55 mijë euro shpenzime për dreka. Ja dokumenti

LG krijon ekranin “gazetë”

LG krijon ekranin "gazetë"

INVESTIGIMI I ‘STOP’/U kap duke marrë para, shkarkohet inspektori i Mjedisit

INVESTIGIMI I 'STOP'/U kap duke marrë para, shkarkohet inspektori i Mjedisit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com