Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media e huaj zbardh vizitën e Bashës në SHBA: Kë takoi lideri demokrat dhe çfarë tha për lidhjet e SOROS me Ramën

2017/03/28 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Media e huaj zbardh vizitën e Bashës në SHBA: Kë takoi lideri demokrat dhe çfarë tha për lidhjet e SOROS me Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA ka takuar senatorë dhe kongresmenë. Portali amerikan Breitbart News ka zbardhur të plotë vizitën e tij në Uashington si dhe ka zhvilluar një intervistë me Bashën. “Kryeministri i Shqipërisë, i lidhur me Sorosin, po e shkatërron vendin tonë”, është shprehur Basha.


Më poshtë shkrimi i plotë i “Breitbart News”

Udhëheqësi i opozitës pro tregut të lirë në Shqipëri i tha të premten Breitbart Neës se demokracia në vendin e tij është në rrezik të madh, ndërsa kryeministri i majtë Edi Rama ka lejuar lulëzimin e krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria është në një situatë të veçantë dhe të vështirë, në një krizë politike, rezultat i një sulmi të ashpër të krimit të organizuar ndaj të gjitha strukturave shtetërore, shtetit të së drejtës dhe demokracisë,” u shpreh Lulzim Basha.

Basha është ish-kryebashkiaku i Tiranës dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëse partia e tij fiton zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Basha u shpreh se ai do të jetë kryeministri i ri i vendit. Në administratat e mëparshme Basha ka mbajtur pozicione të larta në qeveri, përfshi atë të ministrit të jashtëm.

“Problemi i bashkëpunimit të fshehtë mes politikës dhe krimit nuk është gjë e re në Ballkan,” u shpreh ai. “Por, problem i veçantë që ka Shqipëria është promovimi i hapur dhe prania në politikë e njerëzve me krime të tmerrshme në të shkuarën e tyre, të dënuar në vendet e BE-së, të tilla si trafik droge, prostitucion, trafik të qenieve njerëzore dhe vepra të tjera të krimit të organizuar.”

Bandat dhe grupet kriminale të lidhura me terroristë kontrollojnë ferma kanabisi dhe organizata të magazinimit dhe shpërndarjes së drogës, duke patur imunitet nga qeveria Rama, pohoi ai. Në vitin 2016, BBC hodhi dritë mbi këtë çështje në një reportazh informativ të titulluar “Kryeqyteti europian i kanabisit.”

Ndërsa Basha ishte në Uashington në takime me drejtues të Kongresit, anëtarët e partisë së tij vazhdojnë për më shumë se 35 ditë një protestë kundër qeverisë të Kryeministrit Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Mes udhëheqësve politikë që Basha takoi gjatë vizitës në Uashington ishin kongresmeni Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; kongresmeni Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit; dhe kongresmeni Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.

Juristi i shkolluar në Hollandë mori gjithashtu pjesë të hënën në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku fjalimin kryesor e mbajti Presidenti Trump.

Basha u takua gjithashtu me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar i vjetër i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit.

Një ndërlikim i mëtejshëm i situatës është se Rama ka marrëdhënie me financierin dhe agjentin provokator ndërkombëtar George Soros, tha Basha.

Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.

Basha pohoi se sulmet e tij ndaj Sorosit dhe mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: “Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit.”

Rama ka shërbyer si anëtar i bordit të Fondacionit Soros në Shqipëri dhe Soros ka financuar një program 2-vjeçar të hartuar për transformimin politik të vendit në bashkëpunim me Shkollën Kenedi të Qeverisjes të Harvardit.

Senatori republikan Mike Lee është aq i shqetësuar për financimin nga programet e Departamentit të Shtetit të ndikimit të Sorosit në Shqipëri dhe vendet e tjera sa ai i dërgoi më 14 mars një letër Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të bashkëfirmosur nga senatorët James Inhofe, Tom Hillis, Ted Cruz, David Perdue dhe Bill Cassidy.

“Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe udhëheqës politikë të vendeve të huaja më janë drejtuar me lajme dhe raportime zhgënjyese rreth aktivitetit të Shteteve të Bashkuara në vendet e tyre përkatëse,” shkruajti Lee. “Këto përfshijnë raportime mbi diplomatë që mbajnë anë politike, mbi mbështetje me fonde nga USAID të aktivitete eksteme dhe ndonjëherë të dhunshme politike, si dhe mbi aktivitete të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mënjanuar të moderuarit dhe konservatorët nga rolet drejtuese.”

Kryeministri shqiptar mund të jetë gjithashtu edhe udhëheqësi më i vendosur anti-Trump në Europë. Basha u shpreh se me kërkesë të Sorosit, Rama doli në CNN për të thënë se mundësia e Trumpit president ishte e frikshme.

Në prill 2016, Rama i tha Zërit të Amerikës:

“Besoj se ata në Shqipëri që zgjodhën Trumpin para meje, pavarësisht dallimeve mes tyre dhe meje, duhen mëshiruar. Mes Lulzim Bashës dhe Trumpit unë do të zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, ndonëse unë nuk do ta votoj kurrë për Lulzim Bashën, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, për asgjë. Sidoqoftë, nuk është problem im që Lulzim Basha, apo kushdo tjetër, zgjedh Trumpin para meje. Është problem i tyre.”

Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart News se ai e çmon patriotizmin dhe zellin që shikon tek Basha.

“Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Ballkan,” tha ish-fjalimshkruesi i Presidentit Ronald Reagan. “Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm.”

Kongresmeni u shpreh se Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër islamit radikal: “Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme, ne kemi nevojë për dikë që është në gjendje të bëjë atë që duhet. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohe, është pikërisht personi që duhet për ta përmbushur këtë gjë.”

Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar jashtëzakonisht në mbështetje të një Shqipërie demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.
“Tani, kërcënimi i krimit të organizuar dhe terrorizmit lëshon një hije të rëndë mbi një vend që ka humbur kontrollin mbi territorin dhe kufijtë e tij për shkak të krimit të organizuar,” tha ai.

“Unë kërkoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që të na ndihmojnë për ta ruajtur këtë investim, me qëllim që ne të përmbushim përgjegjësitë tona si një vend i NATO-s” u shpreh ai.
lajmi ne origjinal

Etiketa: Bashambeshtetjeshba


Ju sugjerojmë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

21 Tetor, 2025 1:46 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

21 Tetor, 2025 1:15 pm
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kryesore

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

21 Tetor, 2025 12:31 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21 Tetor, 2025 12:30 pm
Trump: Nëse Putin pushton të gjithë Ukrainën do çojë në “rrëzimin” e Rusisë
Bota

Takimi Trump-Putin, Rusia: BE dhe NATO po bëjnë gjithçka për ta minuar

21 Tetor, 2025 12:25 pm
Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull
Kryesore

Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull

21 Tetor, 2025 12:15 pm
Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut
Bota

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

21 Tetor, 2025 11:38 am
Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

21 Tetor, 2025 11:08 am
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Netanyahu njofton kandidaturën për zgjedhjet e 2026-ës: Do të fitoj

21 Tetor, 2025 10:45 am
Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj
Sport

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj

21 Tetor, 2025 9:43 am
Para
Miqësorja Shqipëri – Bosnje: Ja formacionet e mundshme

Miqësorja Shqipëri – Bosnje: Ja formacionet e mundshme

Cana takohet me yllin e madh të Bosnjës, bëjnë shqiponjën

Cana takohet me yllin e madh të Bosnjës, bëjnë shqiponjën

Detaje/ Si u gjet gomonia me 750 drogë në ‘gjirin e anglezit’

Detaje/ Si u gjet gomonia me 750 drogë në 'gjirin e anglezit'
















TE FUNDIT

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
21 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi...

Lexo më shumë

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
21 Tetor, 2025

Polonia nuk e përjashton mundësinë e një urdhër-arresti për Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një fluturimi të mundshëm mbi vend,...

Lexo më shumë

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
21 Tetor, 2025

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, i cili gëzon mbështetjen e opozitës, Florjan Binaj zhvilloi këtë të martë takimin...

Lexo më shumë

Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
21 Tetor, 2025

“Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com