Aktualitet

Medalje ekselentëve/Rama: Në familjet e varfra ka fëmijë që shkëlqejnë në mësime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 19/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka ndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi vizitat në familjet në kushte të vështira ekonomike dhe u shpreh se në këto familje ka gjithmonë fëmijë që shkëlqejnë në mësime.

Për shkak të detyrës kam vizituar familje në situata të vështira, ajo që më mbetet si mbresë është fakti që në ato familje ku në ndonjë rast dhe vetë çatia ishte e pamjaftueshme për të mbajtur shiun, kam, pasur privilegjin të takoj fëmijë që shkëlqenin në mësime. Fëmijë që mësonin në kushtet më të pamundura dhe që ktheheshin në shtëpi me dhjeta. Nuk mjaftoheshim me shqipen, por flisnin anglisht rrjedhshëm, ndërkohë që në shtëpinë e tyre diskutohej sfida e përditshme e ushqimit në tavolinë.

Kjo ceremoni është pasqyra e një brezi që kalon kohën e vet më të bukur të shkollës në situata që nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, por që mbledh këtu një grup të konsiderueshëm vajzash dhe djemsh, por që i bashkon këtu fakti që janë këtu po njësoj të gjithë të shkëlqyer,” u shpreh Rama./Opinion.al

Pas