Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Medalja e Bonapartit me emblemën e lashtë të Shqipërisë ndodhet në Paris

2019/04/30 at 9:54 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Medalja e Bonapartit me emblemën e lashtë të Shqipërisë ndodhet në Paris

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me medaljen e veçantë ku gjenden figura e Napoleon Bonapartit dhe emblema e lashtë e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Paris, kabineti i medaljeve ka medaljen e Napoleonit me emblemën e Shqipërisë …

Kabineti i medaljeve, një nga ilustrimet e Bibliotekës Kombëtare, ka një medalje që ka një vlerë historike, atë që Napoleoni kishte gdhendur në 1809, pas paqes së Amiens-it që lidhte provincat ilire me Perandorinë. Midis këtyre provincave : Shqipëria; dhe medalja, me figurën e Napoleonit, perandor dhe mbret, në të cilën është riprodhuar emblema e lashtë e monedhave shqiptare : një lopë që nuhat një viç duke e ushqyer atë me gji; më lart, topuzi i Herkulit.

Kopjet e këtyre monedhave të kohës kur Durrësi ishte grek, para se të bëhej romak, njëzet e katër shekuj më parë, gjenden në koleksionin që z. Jameson, numizmatisti i famshëm parizian, ka mbledhur në apartamentet e bukura të tij “Avenue Velasquez”, një koleksion unik në botë.

Medalja e Napoleonit që përkujton marrjen e Ilirisë ngjall kujtime kurioze. Viti 1809, kur Napoleoni e krijoi, është edhe viti ku, pas fitores së Eckmüll-it, ndaloi “Urdhrin Teutonik (Gjermanik)” që u festua në vitin 1934, në Marienburg, nga Koch, kancelar i Prusisë Lindore, ku në një fjalim të famshëm tha : “Populli gjerman përsëri shikon në Lindje!” Dhe, është po ashtu viti kur, nga Madridi në Talavera, francezët dhe anglezët luftuan në Spanjë.

Koha konfirmon ose përafron. Dhe, ndonjëherë, medalje mijëvjeçare ndriçohen me një reflektim të ri mbi ngjarjet e ditës. Medalja shqiptare e Napoleonit është e rrallë, por ekziston një medalje akoma më e rrallë, është ajo që u zbulua, mes monedhave të tjera romake, në shtator 1922, në Beaurains-les-Arras në Artois.

Gjatë gërmimeve, në një terren të shkatërruar nga lufta, punëtorët zbuluan një thesar të shekullit të tretë : bizhuteri dhe gjashtë medalione të mëdha e të arta, të gjetura për herë të parë; bustet e Dioklecianit, Maksimimit, Konstandinit dhe, një pjesë unike, një medalje që përkujton ekspeditën e Constance Chlore (Caius Flavius Julius Constantius, i lindur në Dardani, me origjinë ilire) në Bretanjë (Bretagne) dhe hyrjen e tij në Londër në pranverën e vitit 296. Perandori romak kishte përqendruar dy flota, njërën në Gesoriacum (Boulogne-sur-Mer), tjetrën në grykën e Seines. I ndihmuar nga mjegulla, ai hyri në krahinën e Kent-it, u ngjit nëpërmjet Tamizës, dhe pushtoi Londrën para 1600 viteve.

…dhe qyteti i Arras-it ka medaljen “Constance Chlore” që përkujton marrjen e Londrës nga Roma, e cila vlen rreth dy milionë.

Anglia ofroi dhjetë mijë paund, tani gati dy milionë, për të marrë këtë medalje, në të cilën shohim perandorin romak duke ngritur Bretanjën e gjunjëzuar par tij, ndërsa një fitore e kurorëzon atë.

Përfundimisht, kjo pjesë e artit dhe historisë shkoi në muzeun e qytetit të Arras.

Napoleoni, mbizotërues i Shqipërisë, ndërsa Constance Chlore, i Londrës : këtu janë dy medalje që përfshijnë në to, më 1939, më shumë subjekte meditimi sesa shumë libra të Historisë. Njëqind vjet pas Constance Chlore në Londër, Alaric dhe barbarët pushtuan Romën.

Etiketa: napoleon bonapartiparis

Ju sugjerojmë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj
Bota

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

26 Korrik, 2025 7:01 pm
Para
Samiti i Berlinit nuk arrin emërues të përbashkët

Samiti i Berlinit nuk arrin emërues të përbashkët

Jennifer Lopez bën intervistën më të veçantë të jetës e saj

Jennifer Lopez bën intervistën më të veçantë të jetës e saj

Rama poston videon nga Berlini, përqafohet me Merkel dhe bisedon me Macron

Rama poston videon nga Berlini, përqafohet me Merkel dhe bisedon me Macron

TE FUNDIT

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
26 Korrik, 2025

PD ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com