Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…

2023/06/08 at 11:14 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka folur këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” edhe për jetën e tij personale.

Thuajse e pabesueshme, por ai thotë se ka një herë të dytë që i ka shpëtuar vdekjes. Një aksident në vitin 1980 me makinë i shkaktoi plagë të rënda, aq sa mjekët në spitalin ku e dërguan e konsideruan të vdekur.

Por, ishte një bllok ku Pacolli kishte shënuar numrat e tij të kontaktit ai që bëri “mrekullinë”.

-Në këtë kohë kur ju kishit filluar të punonit në biznes në Zvicër, pësoni një aksident shumë të rëndë.

Behgjet Pacolli: Në vitin 1980 në Ljubjanë, ishte koha kur Tito ndodhej në të njëjtin spital dhe po kalonte ditët e fundit të jetës. U përplasa para Ljubjanës dhe kam qenë pa vetëdije 28 ditë.

-28 ditë pa vetëdije?! Po pastaj keni qëndruar i veshur për një kohë të gjatë?

Behgjet Pacolli: Unë kam qenë i paralizuar për arsye se dhe fotografitë sot e tregojnë që kam një konstruksion, këto vrimat këtu janë… Kam mbajt një konstruksion metalik për me mbajt…

-Qafa të mbante peshën e kokës? Është e vërtetë që në momentin e parë të aksidentit menduan që kishit vdekur?

Behgjet Pacolli: Mua më kanë menduar për të vdekur, dhe njeriu që më ka tërhequr prej asaj kapeles ku i mbajmë të vdekurit, një mjek që ishte kryesori i spitalit të cilin drejtori i spitalit vjen vetëm 17 minuta pas momentit që jam dërguar në morg. Vjen e thotë ku është ky pacient? Kur më heqin xhaketën e gjakosur, më bie blloku i numrave të telefonit. Ajo vajza e hap bllokun dhe i bien sytë te Mahmut Bakalli.

-I cili ishte anëtar i Byrosë politike të Jugosllavisë…

Behgjet Pacolli: I njohur. Ajo e merr në telefon Bakallin dhe është shumë interesant që thirr pikërisht këtë numër, se aty kanë qenë disa numra. E thërret numrin e shtëpisë, aty lajmërohet drejtpërdrejtë Mahmuti dhe ai thotë si është e mundur. Ajo i thotë që Behgjeti është këtu dhe është në gjendje të vështirë. Bakalli thërret homologun e tij, ai drejtorin e spitalit dhe ky i fundit doktorin e zemrës. Ky vjen aty dhe në momentin e parë që ma heqin çarçafin e bardhë dhe kam filluar të derdh gjak nga goja. Ai e bën një bypass në mënyrën më primitive, me një pompë e pret venën dhe bën të mundur që gjaku të shkojë në tru. Për arsye se zemra dhe organet e tjera këtej kanë qenë të bllokuara. Aty fillon çdo gjë të funksionojë mirë, po ata nuk e dinin se unë isha i paralizuar. Pas 4 muajve ata e kuptuan se unë nuk mund të lëvizja dhe më vunë atë konstruksionin.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 9 qershor 2023

Pro dhe kundër draft-statutit për Asociacionin të propozuar nga Rama

Pro dhe kundër draft-statutit për Asociacionin të propozuar nga Rama

Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Mot i paqëndrueshëm, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com