Mediat italiane kanë publikuar momentin e arratisjes së shqiptarëve nga burgu i Trevisos në Itali.
Në pamjet e publikuara ata shfaqen teksa vrapojnë nëpër ara për të dalë në rrugën kryesore. E ngjashme me një skenë filmi tre shqiptarët prenë hekurat e qelisë dhe zbritën poshtë me çarçafë. Dy prej tyre u kapën menjëherë nga policia e burgjeve, ndërsa 27-vjeçari Edison Pula arriti t’i shpëtojë efektivëve. Pula, njihet si anëtar i bandës së Niklës.
Ai është arrestuar në Shkurtin e vitit të kaluar në Itali si pjesë e një bande grabitësish. Përveç akuzave të grabitjes, ai akuzohet edhe për vrasje të mbetura në tentativë, posedim i lëndëve plasëse dhe trafik droge, vepra penale që i ka kryer jashte Italisë./Opinion.al