Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me vendim partie shpallim armik Amerikën

2016/10/06 at 9:55 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Nuk pres nga ambasadorët të më tregojnë detyrat kushtetuese

Nga Reldar DEDAJ


Sot kanë shpallur armik ambasodorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Me shumë siguri, nesër, do jetë dikush tjetër. Shqipëria, pas disa vitesh në paqe me të huajt, po rrëshëqet përsëri drejt vetvetes. I pari nga këta është ish-kryeminstri Sali Berisha, i cili e emërtoi me përbuzje guvernator të Shqipërisë që mban anën e qeverisë. Të dytët, sipas radhës, vijnë mediat dhe gazetarët afër opozitës.

Shqiptarët me SHBA-të prej shumë kohësh kanë një marrëdhënie të veçantë. Amerikanët janë parë si çlirues të izolimit disa vjeçar, të cilët erdhën këtu miqësisht: çokollata për fëmijët, investime në shkolla dhe demokraci për të gjithë. Nëpërmjet shumë formave, si trajnime, kunsulenca dhe bursa shkollimi, parat e tyre, janë derdhur lumë. E pra, siç e thamë: një marrëdhënie e veçantë, por jo normale. Padyshim që gjithë indinjata ndaj ambasadorit Lu bazohet edhe tek kjo parahistori. Sipas formulës se kush ka përjetuar kaq shumë të mira nga Uashingtoni, reagon edhe i lënduar dhe i indinjuar, kur bamirësi shndërrohet në doras, të paktën sipas mendimit të këtyre.

Mediat opozitare dhe disa gazetarë janë përpjekur gjithë këto ditë të krijojnë idenë se fjala e ambasadorit Donald Lu, dhe gjithçka që vjen përtej Atlantikut, për vetë shqiptarët, më në fund, nuk ka peshë. Sipas tyre, ata kanë më shumë interes të dëgjojnë diçka që lidhet me procedurën e lotarisë amerikane sesa vetë ambasadorin dhe atë çfarë thotë për institucionet e shtetit shqiptar. Por kjo nuk është e gjitha, dikush tjetër, pak më i thellë në mendim, arriti të skicojë një Amerikë që ka humbur terren, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore në diplomacinë ndërkombëtare.

Mirëpo, shoqëritë që, herët a vonë, dalin nga sisteme totalitare e kanë pothuajse të pamundur t’i shmangen një krize të thellë mosbesimi. Dyshojnë dhe anatemojnë gjithçka. Dhe kur mendon se popullsi të tilla janë gjithmonë në rritje, dhe kur mendon se jetojnë dhe veprojnë mes nesh, se mezi presin rastin për të zotëruar, të gatshëm të shfrytëzojnë çdo krizë, detaj apo informacion për të ushtruar forcën e tyre, kush mund të rrijë gjakftohtë para një spektakli të tillë.

Dhe nuk ka ndonjë arsye të veçantë këtu. Thejsht është gjithmonë më e lehtë të fillosh të mbrohesh në këtë mënyrë. Përshtypja është të thuash se diplomacia amerikane, jo vetëm sot, por gjithmonë ka qenë në favor të qeverive, edhe në kohën kur këto të fundit, kanë qenë kundra interesave të popullit të vet. Ashtu ishte kur vendi qeverisej nga Berisha, kështu është dhe sot, kur vendi qeveriset nga Rama.

Sigurisht, pas kësaj rokade, për ne që kemi jetuar dy qeverisjet, që po ndjejmë thonjtë të ngulur thellë nën lëkurë, pyetjet dramatike tingëllojnë shpesh naive, dhe e kundërta, naivet, po kthehen në dramatike.

Nuk ka si të ishte ndryshe, kur i pari i fshatit, merr përsipër të shpjegojë rolin e SHBA-ve në botë. Mirëpo, diçka tjetër duket, më e thellë se kaq, më e frikshme po aq. Këta që i janë vënë kundër ambasadorit, nuk kanë as stil, as masë dhe as vlerësim të pasojave. Edhe pse diçka krejt tjetër i frikëson. Atyre u ka mbetur në fyt reforma. Ky është ngërçi, që heraherës, aq sa lidhet dhe zgjidhet me amerikanët….

 

 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Video-Ekskluzive/ Detaje rrënqethëse, “Masakra e Dajçit” Miklovani deshi të vriste të ëmën e “objektivit”. Tentoi një masakër të dytë

Video-Ekskluzive/ Detaje rrënqethëse, "Masakra e Dajçit" Miklovani deshi të vriste të ëmën e "objektivit". Tentoi një masakër të dytë

Gjithçka duhet të dini për tu punësuar në Gjermani: Faqja online, profesionet, viza në ambasadë

Gjithçka duhet të dini për tu punësuar në Gjermani: Faqja online, profesionet, viza në ambasadë

Kylie Minogue: Nuk martohem derisa të legalizohen edhe ato homoseksuale

Kylie Minogue: Nuk martohem derisa të legalizohen edhe ato homoseksuale
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com