Teksa ka qenë i pranishëm në emisionin “Zonë e Lirë”, reperi i njohur Stresi ka treguar mbi aktivizimin e tij në politikë dhe faktin se është demokrat me shpirt.
“Ti betohesh për kokë të doktorit?”, e ka pyetur Çani Stresin, ndërsa reperi është përgjigjur se nuk e ka bërë asnjëherë këtë betim. “Jo unë nuk jam betuar asnjëherë për kokë të doktorit (referuar Sali Berishës). Mund të betohem ‘Më vdekt kryeministri’, por jo për doktorin”, është shprehur Stresi.