-Shëndeti

Me vapën shtohen infeksionet, çfarë këshillash japin mjekët


               Publikuar në : 16:21 - 23/06/19 |
Al Do

Rreth 20 raste në ditë paraqiten për të marrë ndihmë nga sëmundjet që shkaktojnë temperaturat e larta thonë mjekët pediatër. Moti i nxehtë ka nxitur infeksionet e favorizuara nga vapa dhe kjo ka shtuar problemet shëndetësore tek fëmijët dhe të rriturit me sëmundje kronike.

 “Me rritjen e temperaturave vijnë edhe virozat problemet gastro- intestinale të fëmijëve. Grupmosha që preket më shumë është 0-3 vjeç, me të vjella, diarre, humbje oreksi”, thotë pediatrja Florinda Deliu.

Probleme shfaqen edhe për ata që frekuentojnë plazhet dhe pishinat. Më të shpeshta për këtë kategori janë virozat e syrit dhe infeksionet në lëkurë.

 “Grupmosha më e prekur është 35-50 vjeç, janë paraqitur me puçra në qafë, si puçra alergjie dhe probleme në sy, si kruarje, lotim sysh dhe skuqje. Më shumë këto simptoma vihen re në  frekuentuesit e plazheve”, shprehet mjekja e familjes Rudina Blackori.

Këshillat e mjekëve janë që të moshuarit, ata me sëmundje kronike, si dhe fëmijët të evitojnë ekspozimin në diell në pikun e temperaturave si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. /Opinion.al

Pas