Sport

“Me tifozët do merresh, merru me ekipin”,mbështetësit shpërthejnë ndaj Olsi Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 21/11/21 |
Opi Nion

Pas barazimit 1-1 me Laçin në “Air Albania” tifozët e Partizanit kanë patur një moment gjaknxehtësie kundrejt drejtorit të klubit Olsi Rama. Ata ngritën zërin me zemërim ndaj lojëtarëve, në momentin që futbollistët po hynin në dhomat e zhveshjes, gjë që e shtyu Ramën të afrohej pranë tyre për t’ju dhënë përgjigje duke kërkuar mbështetje për ekipin.

Ka qenë pikërisht ky veprim që ka shkaktuar reagim tek një grup tifozësh të cilët I janë përgjigjur: “Po mirë me tifozët do merresh ti, merru me ekipin, legen”. Situata më pas u tensionua dhe u desh edhe ndërhyrja e stjuardëve për të ndalur disa tifozë të cilët u afruan për të zbritur në fushë./Opinion.al

Pas