Kryesore

“Më thuaj me kë rri të them se kush je”,Rama për kandidatët e Berishës dhe Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 02/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është takuar me qytetarë në Lushnje, të cilëve iu ka kërkuar votën për kandidaten Eriselda Sefa në zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi kandidatët e PD dhe koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë”, duke thënë “Nuk i njoh kush janë por është ajo shprehja më thuaj me kë rri të të them se kush je”, tha Rama duke “thumbuar” Berishën e Bashën.

Rama ka deklaruar se Berisha dhe Basha janë duke luftuar me njëri-tjetrin për interesa personale.

“Ju keni mundur ta njihni vetëm si aktiviste dhe një punonjëse të përkushtuar por edhe si drejtuese të bashkisë dhe patjetër që në këtë zgjedhje ma merr mëndja se nuk është e vështirë për të kuptuar se cili është personi i duhur jo se unë kam ndonjë gjë me 2 të tjerët, as nuk i njoh kush janë por është ajo shprehja më thuaj me kë rri të të them se kush je. Ata janë aty për politikë personale mes atyre dy të tjerëve në Tiranë që kacafytën për interesa personale njëri mazhalla se do  të iki tjetri do të kthehet me se s’bën. Hall i madh për të dy palët. Ne jemi këtu për të bashkuar njerëz jo për të ndarë dhe për ti bashkuar jo për partinë po për ato çështje dhe për ato gjëra që politika duhet të bashkojë. Çështje që kanë të bëjnë me jetën e tyre me komunitetin e tyre”,-është shprehur Rama./Opinion.al

Pas