Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më thoshte djali: Mami çfarë ka ndodhur me mua”

2020/05/27 at 2:11 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më thoshte djali: Mami çfarë ka ndodhur me mua”

Nëna e tre fëmijëve, Drita Aruçi rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e vështirë që familja e saj ka kaluar këto 3 vitet e fundit.

Djali i saj pëson aksident kur po kthehej nga mbrëmja e maturës. Në automjetin që ai drejtonte ishin edhe 4 miqtë e tij, por që fatmirësisht pësuan vetëm dëme te lehta.

Ndërsa Neritani ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ai u nënshtrua disa operacioneve dhe qëndroi për 3 javë në koma. Më pas ndodh mrekullia dhe ai përmendet, por gjendja e tij nuk ishte si para aksidentit.

Neritani kishte vështirësi në të folur dhe familja e tij shkon në Gjermani, ku ai i nënshtrohet një terapie të gjithanshme. Nëna e tij thotë se sot Neritani është shumë mirë dhe i vetmi problem i tij është komunikimi.

Mirela Milori: Çfarë kishte djali?

Drita Aruçi: Kishte vështirësi në të folur, nuk kuptohej asgjë, përpiqej të fliste, por nuk kuptohej. Atje në Gjermani vononin shumë procedurat dhe na u desh të prisnim 2 muaj për ta çuar në klinikë. E çuam në klinikë pas dy muajsh dhe aty filloi një terapi e gjithashme, logopedi, fizioterapi me psikologë, me gjimnastikë, e kishte ditën të zënë komplet, mbaronte njëra fillonte tjetra.

Mirela Milori: Pati rezultat?

Drita Aruçi: Pati rezultat. Logopedia punoi shumë, filloi të kuptohej dhe dalëngadalë djali filloi të ishte vetvetja. Më pyeste: O mami çfarë ka ndodhur me mua?

Mirela Milori: Pra filloi të fliste dhe të kuptonte?

Drita Aruçi: Po filloi të fliste, shkonte në tualet dhe shikonte plagët në trup: O mami po çfarë ka ndodhur me mua ? Dhe unë..

Mirela Milori: Po thua plagët në trup. Pse sa ndërhyrje pati?

Drita Aruçi: Pati ndërhyrjen e shpretkës, pati për frymëmarrjen, tubat, intubimin. Pas në kurriz i ishte futur një hekur i sediljes.

Mirela Milori: Megjithatë filloi të krijonte dhe ndërgjegjësimin se çfarë më ndodhi?

Drita Aruçi: Filloi të kuptonte se diçka kishte ndodhur me të dhe gjëja e parë që thoshte ishte: Mami keni harxhuar shumë më mua. Se është një djalë që për moshatarët e tij rrallë gjenden. Një ekonomist, donte si e si ta ndihmonte familjen, jo ta shpenzonte. Megjithatë ndodhi mrekullia, djali sot është mirë. E vetmja gjë është komunikimi, aty kemi ngecur.

Mirela Milori: Çfarë të mundon ty si nënë?

Drita Aruçi: Mua si nënë më mundon, nëjëherë u drejtova emisionit tuaj, në emisionin e parë që të kam parë thashë, kjo zonjë do bëj diçka për djalin tim. Nuk e di kështu ma tha zemra dhe prandaj u drejtova këtu. Ju bëj thirrje kompanive private, kompanive që kanë lidhje me Gjermaninë, meqënëse djali e ka ëndërr, mund të bëjë diçka, mund të punojë, mund të shkollohet, mund të aftësohet, mund ta gjejë veten kudo me një mbështetje të vogël. Unë këtu nuk jam për mbështetje ekonomike, por duam mbështetje sociale. Nëse do jetë e mundur për një lëvizje drejt Gjermanisë./Burimi: Tvklan.al

Etiketa: aksidentdjaliMirela Milori

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
13 rastet me COVID në QSUT, PD: Stafi mjekësor u la në mëshirë të fatit

13 rastet me COVID në QSUT, PD: Stafi mjekësor u la në mëshirë të fatit

Ja modelja e vetme shqiptare që ka avion privat!

VIDEO/ Avioni amerikan "rrethohet” nga dy avionë rusë në Detin Mesdhe

Masat shtrënguese, Rama tregon çfarë ndodh me shkelësit nga java tjetër

Harta e të ardhurave në Shqipëri, qyteti më i pasur dhe më i varfër

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com