Kronikë

Me thikë e kanabis në Korçë, arrestohet 27-vjeçari nga Tirana


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 13/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një 27-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi është kapur duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Autoritetet njoftojnë se shtetasi me inicialet , R. J., është vënë në pranga në lagjen nr. 11, Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ Opinion.al

Pas