GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plarent Dervishajn, ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Në seancën e sotme gjyqësore Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim por është ‘rrëmbim personi”.
Sa i takon dy vrasjeve të bujshme, Dervishaj ka pretenduar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
“Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. Aty e kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe arrestimi është bërë në Rinas”, tha ai.