Aktualitet

Më të votuarit e PS në Tiranë, shuhen shpresat për Majkon dhe Kodhelin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 30/04/21 |
Opi Nion

Deri tani në Tiranë janë numëruar 1242 nga 1243 Qendra Votimi, për votat preferenciale të kandidatëve për deputetë, pra ka mbetur vetëm një kuti votimi.

Kandidati më i votuar në Partinë Socialiste është  Fatmir Xhafaj me 16738 vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 15697 vota. E 3-ta është Belinda Balluku me 15361 vota.

Xhafaj dhe Rakipi tashmë kanë thyer herësin duke u futur në listën fituese. Ndërsa jashtë Kuvendit ka mbetur Ervin Bushati, Fidel ylli, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli, të cilët  të renditur në një pozicion jo të sigurt në listë, nuk kanë mundur të grumbullojnë vota të mjaftueshme për të siguruar një mandat në legjislaturën e Kuvendit të ardhshëm.

Ndërkohë në kampin e demokratëve, listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16073 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13780 vota, Belind Këlliçi me 11577 vota, dhe Sali Berisha ka marrë vetëm 6744.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3402 vota, Monika Kryemadhi me 2436 vota dhe Floida Kërpaçi me 1639 vota./Opinion.al

Pas